| Te fundit | Kosove | Rajon | Bote |

Stagnon ekonomia e Eurozonės

BRUKSEL, 04 KORRIK 2003 – Ekonomia e Eurozonės ka stagnuar nė gjysmėn e parė tė vitit 2003. Kjo thuhet ne raportin e gjysmėvitit tė parė tė pėrgatitur nga Komisioni Evropian. Rritja ekonomike gjatė muajve tė verės do tė jetė sipas tė gjitha gjasave tejet e ulėt dhe nuk do tė kalojė 1 pėrqindėshin.

Edhepse lufta e Irakut ka pėrfunduar muaj mė parė, nuk ėshtė vėrejtur ende ndonjė ringjallje ekonomike ne Euorzonė dhe besimi i kosumatorėve ka mbetur edhe mė tutje ne nivel tė ulėt. Edhepse pėr gjysmėn e dytė tė kėtij viti ekspertėt prognozojnė njė rritje tė vogėl ekonomike, rreziqet qė ky skenar tė mos realizohet janė ende tė mėdha. Komisioni Evropian ka bėrė prandaj tė ditur se mundėsia qė rritja ekonomike nė Eurozonė tė jetė mė e lartė se 1 pėrqind nė muajt qė vjen ėshtė sipas tė gjitha gjasėve e joreale.

Rritja ekonomike nė Eurozonė nė tremujorin e tretė tė kėtij viti mendohet tė sillet prej 0,2 deri nė 0,4 pėr qind. Pėr tremujorin e katėrt Komisioni Evropian nuk ėshtė nė gjendje qė tė japė prognoza tė sigurta sot, por shpreson se nuk do tė ballafaqohet me recension apo me njė rritje prej zero pėr qind.

Prognozimet e ulėta tė rritjes ekonomike do tė ndikojnė negativisht nė kuotėn e deficitit tė vendeve anėtare. Sipas njė rregulli tė pėrgjithshėm mund tė thuhet se kur rritja ekonomike bie pėr 1 pėr qind shkalla e borgjeve tė reja tė shteteve anėtare tė Eurozonės automatikisht rritet pėr 0,5 pėr qind. Nė prill tė kėtij viti Komisioni Evropian kishte parashikuar njė kuotė deficiti prej 2,5 pėr qind, duke i’u afruar kėshtu kufirit tė epėrm tė 3 pėrqindėshit. Sipas rregullave tė Paktit tė Stabilitetit tė Bashkėsisė Evropiane shkalla e borgjeve e shteteve anėtare nuk guxon tė jetė mė e lartė se 3 pėr qind e vlerės sė Produktit tė Pėrgjithsėm Bruto. Aktualisht deficitet shtetėrore tė Francės, Italisė, Portugalisė dhe Gjermanisė rrezikojnė tė kalojnė kėtė kufi, nėse kėto vende nuk ndėrrojnė urgjentisht politikėn e tyre ekonomike.

Pėr vitin 2004 Komisioni Evropian parasheh nje rritje ekonomike pėr 2 pėr qind. Kjo do tė mundėsohet falė pėrmirėsimit tė klimės investive, pasi qė Banka Qendrore Evropiane ka zvogėluar kamatat nė njė nivel tejet tė ulėt e historik prej vetėm 2 pėr qind.

ECIKS - (K.D.)
 
 
| Rreth ECIKS | Fillimi | Lajme | Analiza | Publikime | Shërbime | Kontakt | Stafi | Rregullat e përdorimit | Shqip | English |

© 2003 Eciks.org
Ēfarėdo forme e riprodhimit tė pjesėshėm apo tė terėsishėm pa leje me shkrim, ėshtė rreptėsisht e ndaluar.
.

 

 


Titujt e lajmeve të fundit


" Pritet tė pėrsėritet tenderi pėr fabrikėn e tullave "Pėrparimi"
" Kryeministri merr pjesė nė Forumit Ekonomik Evropian
" Memorandum pėr garantimin e investimeve austriake nė Kosovė
" Ish ndėrmarrjet jugosllave nuk kanė pasuri nė Kosovė
" Kuvendi miraton nė parim projektligjin pėr siguri nė punė
" Minatorėt duan tė ndryshojnė formėn e grevės
" U privatizuan edhe 21 ndėrmarrjeve tė reja nė Kosovė
" Faza e dytė e privatizimit: Dje u shpallėn fituesit
" Pritet tė themelohet shoqata e kompanive ndėrtimore
" Hyn nė ditėn e katėrt greva e arsimtarėve nė Kosovė

 


Analizat e fundit

" Integrimet rajonale dhe sfidat e NVM-ve
" Ndėrmarrjet kosovare dhe Interneti
" Uji mineral i Evianit dhe samuni i Selanikut
" Pėr njė qasje tė qėlluar tė ndėrmarrjeve ndaj tregut
" Privatizimi: shpresė apo dėshpėrim !

 


Publikimet e deritashme

" Udhėzues pėr themelimin e ndėrmarrjeve tė reja nė Kosovė




 

 

Për stafin e ECIKS
Emri/ E-Mail:

Fjalëkalimi: