| Te fundit | Kosove | Rajon | Bote |

Shqipėri-Kosovė: nėnshkruhet marrėveshja pėr tregti tė lirė

TIRANĖ, 25 QERSHOR - Shqiperia dhe Kosova nenshkruan dje marreveshjen teknike per liberalizimin e tregtise, ne te cilen parashikohet tregtimi i disa produkteve ndermjet vendeve pa tarifa doganore. Dy grupet negociatore ai i Ministrise shqiptare te Ekonomise dhe ai kosovar i kryesuar nga eksperte te UNMIK pas bisedimeve dy ditore ne Sarande kane arritur ne nje marreveshje te perbashket per heqjen e barrierave doganore per disa produkte bujqesore dhe blegtorale. Sipas burimeve te Ministrise se Ekonomise ekspertet kosovare kane kerkuar mbrojtje te prodhimeve bujqesore ne pikun e sezonit te tyre. Vitin qe kaloi eksportet shqiptare ne Kosove arriten ne rreth 5 milione dollare, ndersa kete vit vlera e tyre monetare pritet te rritet pasi per shkak te prodhimit te hershem te fushes kete vit eksporti ka filluar me shpejt dhe me permasa me te medha, bene te ditur burimet nga Ministria Bujqesise dhe Ushqimit. Sakaq, autoritetet kosovare te ekonomise kane kerkuar qe te perfshihen ne regjimin e tregtise se lire rreth 300 artikuj, ndersa Ministria shqiptare e Ekonomise ende nuk ka bere publik asnje detaj per kushtet ne te cilat u neshkrua marreveshja dhe grupet e mallrave qe do te tregtohen ndermjet vendeve pa tarifa doganore.

Kosova eshte i gjashti vend me te cilin Shqiperia ka nenshkruar marreveshjen e tregtise se lire, ndersa Kosova nga ana e saj, ne kete kuader realizon marreveshjen e pare me Shqiperine ne kuadrin e liberalizimit te tregtise ne rajon. Komuniteti shqiptar i biznesit eshte shprehur optimist per kete marreveshje. Ata besojne se lehtesimi i doganave me Kosoven fqinje do te sjelle nje rritje te volumit tregtar ndermjet vendeve e sidomos te eksportit shqiptar atje. Shume biznesmene shqiptare qysh prej clirimit te Kosoves kane filluar eksportin e mallrave me orgjine shqiptare dhe atyre te prodhuara ne vende te tjera. Kryetari i Dhomes se Tregtise, Luan Bregasi i ka kerkuar Ministrise se Ekonomise ne emer te biznesit qe te mos kete parasysh politika mbrojtese gjate negociatave me Kosoven. Ndersa pala Kosovare nga ana e saj mesohet te kete marre ne mbrojtje nga tregtia pa dogana me Shqiperine disa produkte. Bashkebiseduesit e dy vendeve gjate negociatave kane dale me mendimin se, arritja e marreveshjes se tregtise se lire eshte nje hap konkret ne drejtim te rritjes se mundesive te bizneseve nga te dy vendet per te hyre, jo vetem ne tregjet e Shqiperise dhe Kosoves, por edhe me gjere. Kosova aktualisht zhvillon marredhenie tregtare me vendet fqinje duke patur nivelin me te larte te tarifes doganore me Shqiperine. Me vendet e tjera tregtaret kosovare e zhvillojne aktivitetin e tyre me nje regjim te lehtesuar pasi ende vazhdojne te zbatohen politikat tregtare ne kuader te ish/Federates Jugosllave ku tarfiat doganore ndermjet ish republikave nuk jane me shume se 2 per qind. Ndersa marredheniet tregtare ndermjet Shqiperise dhe Kosoves zhvillohen duke patur per baze nje nivel mesatar tarife doganore 10 per qind.

Korrieri/ECIKS
 
 
| Rreth ECIKS | Fillimi | Lajme | Analiza | Publikime | Shërbime | Kontakt | Stafi | Rregullat e përdorimit | Shqip | English |

© 2003 Eciks.org
Ēfarėdo forme e riprodhimit tė pjesėshėm apo tė terėsishėm pa leje me shkrim, ėshtė rreptėsisht e ndaluar.
.

 

 


Titujt e lajmeve të fundit


" Privatizimi shkakton pakėnaqėsitė e para
" Privatizimi: 6 ndėrmarrjet e para shiten pėr 4,5 milion Euro
" Dje filloi shitja e ndėrmarrjeve shoqėrore
" Banka Amerikane fiton rreth 3 milion dollarė
" Pogradec: vazhdojnė konsultimet pėr korridorin 8
" Pakti i Stabilitetit jep llogari nė Tiranė
" Korridori i mbetur nė letra dhe nė premtime
" Privatizimi orientohet kah kapitali vendas
" Banka e Shqipėrisė ulė normėn bazė tė interesit me 0.5 %
" Shqipėri: rriten importet - ulet vetėm ai i birrės

 


Analizat e fundit

" Ndėrmarrjet kosovare dhe Interneti
" Uji mineral i Evianit dhe samuni i Selanikut
" Pėr njė qasje tė qėlluar tė ndėrmarrjeve ndaj tregut
" Privatizimi: shpresė apo dėshpėrim !

 


Publikimet e deritashme

" Udhėzues pėr themelimin e ndėrmarrjeve tė reja nė Kosovė




 

 

Për stafin e ECIKS
Emri/ E-Mail:

Fjalëkalimi: