|
Turistėt kosovarė ngrisin vlerėn e lekut
Tiranė, 25 qershor 2003 - Mijėra turistė kosovarė qė po qėndrojne pėr pushime nė plazhet shqiptare kanė ngritur ofertėn pėr Euro nė Shqiperi duke ngritur nė kėtė mėnyre vlerėn e valutės shqiptare. Pritet forcim i mėtejshėm i monedhės vendase me ardhjen e emigrantėve gjatė korrikut dhe gushtit.
Korrieri bėn tė ditur se prej tė hyrave valutore, kryesisht nga turistėt kosovarė qė kėto ditė kanė vėrshuar nė plazhet shqiptare, vlera e monedhės sė perbashkėt evropiane - euro, ka rėnė nė tregun shqiptar tė kėmbimit me rreth 2 pikė. Njė euro u ble dje me 137,7 lekė dhe u shit me 138, 4 lekė nga 140,3 qė ishte javėn e kaluar. Agjencitė e kėmbimeve valutore pohojnė se, pėrveē ndryshimeve nė tregjet ndėrkombėtare nė kursin shqiptar tė kembimit kanė filluar efektet sezonale. Ardhja e mijėra turisteve pėr pushime nga Kosova ka sjellė me vete njė fluks jo tė zakonshėm valute qė po ndikon nė mbiēmimin e lekut ndaj euros. Pėr rrjedhojė kėrkesa pėr monedhen vendase kėto ditė eshte rritur duke sjellė edhe rritje tė vlerės sė saj nė tregje kryesisht nė kembim me monedhėn e perbashkėt. Nė agjencitė e kėmbimit pohojnė se, kjo situatė do tė shoqėrojė ecurinė e tregjeve tė kėmbimit edhe pėrgjate dy muajve tė ardhshem, pėr tė arritur kulmin gjatė muajit gusht me ardhjen e emigrantėve nga jashtė.
KORRIERI/ECIKS
|