| Te fundit | Kosove | Rajon | Bote |

Liēensimi i aeroportit tė Prishtinės: 28.5 milionė euro


Prishtinė, 4 shkurt 2004 - Islanda ka marrė pėrgjegjėsinė pėr tė certifikuar aeroportin e Prishtinės pas nėnshkrimit tė marrėveshjes sė pėrfaqėsuesve tė saj me shefin e UNMIK-ut, Harri Holkeri, mė 29 janar. Por, pėr t’u licensuar ky aeroport, Organizata Ndėrkombėtare e Aviacionit kėrkon 28.5 milionė euro nga suficiti i buxhetit tė konsoliduar tė Kosovės.

Afrim Aziri, shef i Shėrbimeve tė Kontrollit tė Trafikut Ajror, tha se nga marrėveshja e nėnshkruar Islanda nuk ka kurrfarė pėrfitimi, por e ka bėrė kėtė nga vullneti i mirė, nė mėnyrė qė aeroporti i Prishtinės tė mund tė funksionojė nė pėrputhshmėri me rregullat e Organizatės Ndėrkombėtare pėr Aviacion Civil (ICAO). Aktualisht shef i aeroportit ėshtė koloneli islandez, Halli Sigurson, i cili kontrollon aeroportin sė bashku me ushtarėt islandezė tė KFOR-it. Pas 1 prillit UNMIK-u do tė jetė pėrgjegjės pėr kontrollimin e aeroportit, siē ėshtė vendosur me Letrėn e Qėllimit qė u nėnshkrua nė tetor tė vitit 2003 ndėrmjet komandantit tė KFOR-it dhe shefit tė UNMIK-ut, por shėrbimet do t’i kryejė sėrish personeli nga Islanda. Nė mėnyrė qė tė ndodhė shndėrrimi i plotė i aeroportit tė Prishtinės nė aeroport civil dhe nė pėrputhshmėri me kushtet e vėna nga Islanda, Agjencia Kosovare e Mirėbesimit dhe Misioni i Kombeve tė Bashkuara nė Kosovė (UNMIK) kanė vlerėsuar se duhen alokuar menjėherė 28.5 milionė euro nga buxheti i qeverisė sė Kosovės pėr nevojat e aeroportit. Mimoza Kusari, zėdhėnėse e qeverisė, tha se kėrkesa e AKM-sė ėshtė shqyrtuar nga kabineti Rexhepi, por ėshtė vendosur qė tė kalohet nė shqyrtim tė Kėshillit Ekonomik Fiskal. Afrim Aziri, zyrtar i lartė nė aeroportin e Prishtinės, thotė se 28.5 milionė euro plotėsojnė nevojat e kėtij aeroporti. Agim Krasniqi, drejtor i buxhetit, tha se vendimi ende nuk ėshtė marrė ende, por pritet qė kjo tė bėhet nė mbledhjen e ardhshme tė Kėshillit Ekonomik Fiskal, i cili mblidhet mė 11 shkurt. Mė 2 janar 2004 ministri i Jashtėm i Islandės, Halldor Asgrimsson, i ka shkruar njė letėr kryeadministratorit tė Kosovės, me anė tė sė cilės ai ėshtė deklaruar se shteti i tij ėshtė i gatshėm t’ia kryejė UNMIK-ut shėrbimet e kėrkuara tė aviacionit civil, pėrfshirė licensimin e kontrollorėve tė ajrit, certifikimin e aeroportit dhe tė pajisjeve, sipas standardeve tė ICAO, si dhe sigurimin e informacionit aeronautik dhe tė shėrbimeve meteorologjike. Gatishmėria e Islandės u kushtėzua me ristrukturimin e aeroportit nė mėnyrėn e duhur, mbėshtetjen financiare tė UNMIK-ut dhe qė aeroporti tė jetė i siguruar.
Nė mėnyrė qė tė plotėsohen kėto kushte shefi i UNMIK-ut, Harri Holkeri, mė 3 tetor 2003 nė njė letėr adresuar kryeministrit tė Kosovės i ka kėrkuar atij tė ndahen 24 milionė euro, 10 milionė pėr vitin e shkuar dhe 14 milionė tė tjerė pėr kėtė vit. Islanda gjithashtu ka kėrkuar qė tė pėrmbushen disa projekte tė rėndėsishme nga ana e kosovarėve dhe UNMIK-u, ndėrsa pėr disa projekte tė cilat nuk mund tė realizohen deri nė datėn 1 prill, ky shtet ka kėrkuar tė paktėn tė alokohen mjetet.

Kushtet
Njė nga kushtet e vėna ėshtė ndėrtimi i rrethimeve dhe rrugės pėrreth tėrė perimetrit tė aeroportit. Finalizimi i kėtyre punėve nuk ėshtė i detyrueshėm deri nė datėn 1 prill. Sipas AKM-sė kostoja e ndėrtimit ėshtė katėr milionė euro. Kushti i dytė ka tė bėjė me sigurinė, kėrkohet qė policia kufitare tė bėjė sigurimin e aeroportit. Shpenzimet pėr ēėshtje tė sigurisė do tė pėrfshijnė vlerėn 700 mijė euro. Deri nė fund tė janarit ėshtė dashur tė shpallet njė tender nė vlerė prej 6.7 milionė eurosh pėr blerjen e kamionėve tė zjarrfikėsve. Gjatė shqyrtimit tė buxhetit nė mesin e vitit 2003, 1.7 milionė euro janė ndarė pėr kėtė qėllim. Po ashtu, sipas AKM-sė, duhet tė lansohet edhe njė tender nė vlerė prej 12.5 milionė eurosh pėr rishtresimin e pistės dhe ndriēimin e saj, nė mėnyrė qė punėt tė kryhen nė vitin 2005, “deri kur pista ekzistuese e ka afatin e fundit tė pėrdorimit”. 2.4 milionė euro tė tjera duhet tė alokohen pėr situata tė jashtėzakonshme.

Aeroporti i Prishtinės ėshtė porta e vetme ajrore pėr vajtje-ardhjen e mėrgimtarėve nga Evropa Perėndimore dhe deri mė tash ka pasur statusin e aeroportit ushtarak.

ECIKS/Biznesi
 
 
| Rreth ECIKS | Fillimi | Lajme | Analiza | Publikime | Shërbime | Kontakt | Stafi | Rregullat e përdorimit | Shqip | English |

© 2003 Eciks.org
Ēfarėdo forme e riprodhimit tė pjesėshėm apo tė terėsishėm pa leje me shkrim, ėshtė rreptėsisht e ndaluar.
.

 

 


Titujt e lajmeve të fundit


" Holkeri mori vendim tė zhbllokohet procesi i privatizimit
" BSPK organizon protestė gjithėpopullore mė 18 mars
" Pėrfundon detajimi i plotė i buxhetit 2004
" Ministria e Ekonomisė paraqet axhendėn e investimeve
" Ndėrpritet pėrkohėsisht greva e punonjėsve tė gjykatave
" Sot hyri nė fuqi kodi i ri doganor nė Kosovė
" Banka Botėrore jep 15 milionė USD pėr menaxhim tė biznesit
" Komisioni Evropian "sqaron" premtimet e Solanės pėr Kosovėn
" Holkeri nuk arrin t’i bindė sindikalistėt
" Nė kuvend, drafti pėr "Bioproduktet"

 


Analizat e fundit

" Me kėtė imazh tė ekonomisė nuk ka investime tė huaja
" Ferronikeli nuk ėshtė “dinozaur i socializmit”
" Integrimet rajonale dhe sfidat e NVM-ve
" Ndėrmarrjet kosovare dhe Interneti
" Uji mineral i Evianit dhe samuni i Selanikut
" Pėr njė qasje tė qėlluar tė ndėrmarrjeve ndaj tregut
" Privatizimi: shpresė apo dėshpėrim !

 


Publikimet e deritashme

" Programi i riaktivizimit tė Ferronikelit (nė Anglisht)
" Udhėzues pėr themelimin e ndėrmarrjeve tė reja nė Kosovė (Versioni i pėrmirėsuar)




 

 

Për stafin e ECIKS
Emri/ E-Mail:

Fjalëkalimi: