|
Fitime tė majme tė sistemit bankar shqiptar gjatė 2003
Tiranė, 3 shkurt 2004 - Fitimi i sistemit bankar nė fund te vitit 2003, rezultoi me 4.5 miliard lekė, bėnė tė ditur burime te Bankės sė Shqipėrisė. Guvernatori i BSH, Shkėlqim Cani, theksoi nė mbledhjen e fundit tė Kėshillit Mbikqyrės tė BSH, se sistemi bankar paraqitet i shėndoshė nė aspektin e rezultateve finaciare dhe dinamik nė aspektin e zgjerimit tė konkurrencės. Sipas Canit, viti 2003 shėnoi zgjerimin e komunitetit tė bankave tregtare edhe me dy banka tė tjera dhe hapjen e 14 degėve bankare nė rrethe tė ndryshme tė vendit. "Tė gjitha kėto tregojnė pėr njė rritje tė konkurrencės nė sistem, e cila gjithsesi nuk ka prekur aftėsinė e sistemit pėr tė gjeneruar rezultate financiare pozitive", theksoi Guvenatori Cani. Fitimi i sistemit bankar arriti nė 4.5 miliardė lekė nė vitin 2003, kundrejt 3.9 miliardėve nė vitin 2002. Sipas Guvernatorit, fundi i vitit 2003 shėnoi njė hap tė rėndėsishėm nė drejtim tė reformave nė sistemin financiar tė vendit. Pas disa pėrpjekjesh rrjesht, nė muajin Dhjetor 2003, theksoi Cani, u bė e mundur shitja e 100 pėr qind tė aksioneve tė Bankės sė Kursimeve, bankės austriake Raifeissen Zentral Bank, shitje e cila do te ndikoje nė zgjerimin e gamės sė produkteve financiare tė ofruara nė treg, nė rritjen e konkurencės nė tregun bankar dhe nė rritjen e kreditimit tė ekonomisė nė njė periudhė afatmesme.
ECIKS / News24
|