|
Riaktivizohet miniera e nikel-silikatit nė Bitinckė
Tiranė, 3 shkurt 2004 - Rreth 2 milionė USD do tė investojė kėtė vit kompania private shqiptaro-franceze "A & F", Sh.a nė minierėn e nikel-silikatit nė Bitinckė tė rrethit tė Korēės. Investimi qė ka nisur tė zbatohet, do tė rrisė prodhimin e mineralit tė nikel-silikatit deri nė fund tė vitit nė 240 mijė tonė, bėnė tė ditur burime tė ministrisė sė Industrisė dhe Energjitikės. Gjatė vitit 2003, kjo kompani investoi rreth 1 milionė USD pėr blejren e makinerive dhe hapjen pėr shfrytėzim tė minierės sė nikel-silikatit nė Bitinckė. Rreth 40 mijė tonė nikel-silikat nga miniera e Bitinckės nė rrethin e Korēės u eksportua nė uzinėn e ferronikelit "Feni Industri" nė Kavardac tė Maqedonisė vitin qė shkoi. Firma shqiptaro-amerikane "Adi" Sh.p.k morri nė fillim tė vitit 2002 me leje minerare 20-vjeēare shfrytėzimin e minierės sė Bitinckės nga ministria e Industrisė dhe Energjitikės. Pėr shfrytėzimin e minierės sė nikel-silikatit tė Bitinckės "Adi" Sh.p.k krijoi "joint venture" me njė kompani franceze, ku zotėron paketėn e aksioneve me 51% tė saj, nėn emrin "A &F" Sha. Miniera e Bitinckės nė rrethin e Korēės filloi nga puna nė vitin 1981. Deri para viteve 90-tė, nė tė prodhoheshin 50 deri nė 150 mijė ton mineral nė vit. Miniera u ruajt nė konservim nga viti 1992 deri nė 1998, kohė kur ju dha me leje minerare firmės greke "Larco", e cila punoi vetėm 1 vit, prej nga pėrfitoi 50 mijė ton mineral, tė cilin e pėrpunoi nė uzinėn e vet nė Kostur. Mė pas, kjo firmė u tėrhoq nga vendi ynė .
ECIKS / BalkanWeb
|