|
Shqipėri: rriten tarifat e energjisė elektrike
TIRANĖ, 5 janar 2004 - Tregu i energjisė nė Shqipėri pėsoi ndryshime tė ndjeshme me fillimin e vitit 2004. Enti Rregullator i Energjisė sapo miratoi njė rritje tė ēmimit tė energjisė elektrike prej 10 pėr qindėsh, sipas njė studimi qė synon rivlerėsimin e kėtij produkti mbi bazėn e kostos sė prodhimit.
Bashkė me ēmimin e ri tė energjisė ėshtė miratuar edhe njė subvencion pėr klientėt mė tė varfėr tė Korporatės Elektro-energjitike Shqiptare (KESH), tė cilėt arrijnė nė afro 10% tė numrit tė pėrgjithshėm tė konsumatorėve. KESH propozoi edhe uljen e kufirit minimal mbi tė cilin do tė zbatohen ēmimet e rritura: nga 300 kwh ajo ka zbritur nė 220 kwh.
Studimi i KESH-it ėshtė kundėrshtuar ashpėr nga shoqata dhe ekspertė tė njohur. Specialistė tė energjitikės, projektues dhe ndėrtues tė hidrocentraleve shqiptare, sindikata dhe shoqata qė mbrojnė tė drejtat e qytetarėve, protestuan ndaj rritjes sė re tė ēmimit tė energjisė dhe e quajtėn kėtė hap si diskriminim ndaj qytetarėve.
Specialistėt kėrkuan qė KESH-i tė mbledhė mė shumė fitime nga klientėt qė nuk paguajnė energjinė, dhe jo tė rėndojė me ēmime mė tė larta qytetarėt e rregullt qė e paguajnė atė.
Institucionet financiare ndėrkombėtare i kanė kritikuar autoritetet pėr njė keqadministrim tė KESH-it, si nga ana financiare, ashtu edhe pėr humbjet e mėdha nė rrjet.
Korporata po zbaton ndėrprerje tė konsiderueshme tė energjisė nė tė gjithė territorin e vendit gjatė gjithė ditės, sidomos nė qytetet qė kanė nivelin mė tė ulėt tė pagesave pėr energjinė e konsumuar.
Sistemi energjitik i Shqipėrisė po kalon nė pesė vjetėt e fundit njė krizė tė rėndė tė shoqėruar me mungesa tė rezervave ujore nė hidrocentrale, dėmtime tė rrjetit elektrik, humbje e vjedhje tė mėdha tė energjisė, tė cilat shpesh mbulohen me importin e korrentit nga jashtė.
ECIKS / VOA
|