| Te fundit | Kosove | Rajon | Bote |

Skandal me Bankėn e Kursimeve


Tiranė, 20 dhjetor 2003 - Banka “Raiffeisen” e Austrisė ėshtė shpallur mbrėmė papritur fituese e tenderit pėr privatizimin e Bankės sė Kursimeve. Sipas Ministrisė sė Financave, oferta e austriakėve ishte 126 milionė dollarė, por vetėm 96 milionė dollarė do t’i jepen realisht shtetit shqiptar, sepse pėr pjesėn tjetėr austriakėt deklarojnė se do ta investojnė “pėr hapjen e njė dege tė bankės sė kursimeve nė Kosovė”.

Kjo lojė shifrash dhe ndryshimi i kushteve tė konkurrimit nė minutat e fundit, ka ngjallur dyshime tė forta dhe pakėnaqėsi tek pėrfaqėsuesit e bankės hungareze. Oferta e tyre nuk ėshtė marrė parasysh, sepse Ministria jonė e Financave i ka skualifikuar fare papritur nė momentin e fundit, duke u vėnė si kusht paraqitjen e njė dokumenti qė me sa duket ishte i pamundur tė pėrgatitej brenda njė kohe kaq tė shkurtėr.

Pėrfaqėsuesi i kėsaj banke qė ka mbėrritur dje nė Tiranė, Lazlo Wolf, tha nė njė komunikim me mediat se ishte i befasuar, duke e quajtur joserioze atė qė kishte ndodhur. Ai deklaroi se qeveria shqiptare “ndryshoi kushtet e konkurrimit nė momentin e fundit”.

Zarfi i bankės hungareze pėrmbante ofertėn 124 milionė dollarė, tė cilėn OTP kishte premtuar ta jepte tė gjithė “kesh” nė dorė. Duke patur parasysh se austriakėt do tė japin realisht vetėm 96 milionė dollarė, i bie qė oferta e hungarezėve ėshtė rreth 30 milionė dollarė mė shumė.

Nė fakt, i gjithė procesi i kėtij konkurrimi mes austriakėve dhe hungarezėve pėr bankėn tonė tė kursimeve, pėr pėrfaqėsuesit e OTP-sė ka qenė vazhdimisht i kompromentuar. Gjatė vizitės sė njė grupi gazetarėsh nė selinė qendrore tė kėsaj banke nė Budapest, Lazlo Wolf shprehu pakėnaqėsinė e tij pėr zėrat qė qarkullonin prej kohėsh nė Tiranė se pavarėsisht ofertave, ishte vendosur qė Banka e Kursimeve t’u jepej austriakėve.

Vetė Ministria e Financave. 24 orėt e fundit ka qenė fare e paqartė lidhur me kohėn e hapjes sė zarfave dhe pėrballjes sė ofertave. U paralajmėrua fillimisht se fituesi do tė shpallej ditėn e mėrkurė, pastaj u shty pėr ditėn e premte. Dje nė mesditė, papritur bankave pjesėmarrėse iu kėrkua njė dokument shtesė, dokument i cili u paraqit nė kohė vetėm nga banka austriake. Pas mbėrritjes sė tij, ministri i Financave ka dalė nė njė deklaratė pėr shtyp dhe ka deklaruar se Banka e Kursimeve u shit. Hungarezėt u skualifikuan sepse sipas ministrisė “nuk paraqitėn nė kohė dokumentin e kėrkuar”. Zarfi i tyre nuk u hap megjithatė oferta u mor vesh pak orė mė vonė.

Banka e Kursimeve ėshtė banka mė e madhe e nivelit tė dytė nė Shqipėri. Dy konkurrentet, Banka e Hungarisė OTP dhe ajo austriake, “Raiffeisen International Beteiligungs AG”, nė 20 tetor tė kėtij viti bėnė kėrkesėn zyrtare pėr parakualifikim dhe tre-katėr ditė mė pas Komisioni i Vlerėsimit i kualifikoi tė dyja, duke i hapur kėshtu rrugėn procesit tė due-diligence (vėzhgimit nga afėr tė situatės financiare tė bankės). Nė fillim ishte banka austriake “Raiffesien”, e cila gjatė 1 jave, me ndihmėn e personelit tė bankės zhvilloi procesin e due-diligence, pėr t'ia lėnė mė pas vendin bankės hungareze OTP, pėr tė bėrė vlerėsimet e saj.

Privatizimi i bankės mė tė madhe tė nivelit tė dytė nė sistemin bankar shqiptar ėshtė cilėsuar nga bota ekonomike shqiptare si ngjarja mė e rėndėsishme ekonomike e vendit.

Ecuria e procesit tė privatizimit tė BK-sė

Privatizimi i Bankės sė Kursimeve ka dėshtuar disa herė deri tani. Nė dhjetor tė vitit 1999, Kuvendi i Shqipėrisė miratoi ligjin pėr formėn dhe formulėn e privatizimit tė BK-sė, sipas tė cilit privatizimi do tė realizohet nėpėrmjet shitjes deri nė 100% tė aksioneve nėpėrmjet njė kombinimi ndėrmjet investitorit strategjik (jo mė pak se 35% tė aksioneve), institucioneve financiare ndėrkombėtare (jo mė shumė se 49% tė aksioneve) dhe biznesit privat vendas (deri nė 24% tė aksioneve). Nė fund tė muajit qershor 2001 Ministria e Financave shpalli hapjen e tenderit ndėrkombėtar, ku faza parakualifikuese (pėrcaktimi i shortlistės) duhej tė pėrfundonte brenda muajit shtator 2001, por pėr arsye tė njė niveli tė pamjaftueshėm tė shprehjes sė interesit nga ana e investitorėve strategjikė nė privatizimin e bankės, ky tender nuk u realizua. Nė kėto kushte u pa e arsyeshme qė tenderi tė shtyhej pėr nė fundin e majit 2002. Tenderi u organizua nė qershor 2002 dhe dėshtoi pėr arsye se bankat “Intesa” dhe “San Paolo” u tėrhoqėn prej tij. Si pėrfundim tenderi u la brenda vitit 2003.

Cilat janė bankat e interesuara pėr blerjen e Bankės sė Kursimeve?

Banka Hungareze OTP, ėshtė banka me e madhe e Hungarisė. Ajo ėshtė krijuar nė vitin 1949, ka kaluar nė disa etapa ristrukturimi, pėr tė kaluar nė privatizim tė plotė ne vitin 1992, duke u kthyer momentalisht ne banken me te fuqishme tė sistemit bankar hungarez. Gjate periudhes kohore 1995-deri ne gjysmėn e pare te vitit 2003, OTP, sipas IFRS ( Institut i Standardeve Nderkombetare te Raportimit Financiar), fitimet u rriten nga 7.5 miliardė nė 41.2 miliardė dhe duke dale nga nje humbje prej 1.5% ne nje fitim prej 29.2% deri ne 30 qershor 2003. Pjesa e tregut qe ze banka ne sistemin bankar hungarez eshte 20.1%. Ne kuadrin e konkurences ne rritje, banka me e madhe e Hungarise ariti te ruante poziten e saj kryesuese ne fushėn e shėrbimeve pėr klientėt me pakice si dhe per bashkite e pushtetit lokal, nderkohe qe rriti pjesen e saj te sektorit te biznesit dhe te firmave, ku ajo ze sot gjithashtu nje nga pozitat me te larta. Qe kur banka OTP u fut ne tregun nderkombetar ne vitin 1995, bursa ka vleresuar arritjet gjithnje e ne pėrmiresim te saj, me nje ēmim aksionesh qe eshte rritur ne menyre dinamike dhe duke u vleresuar sot sipas bursave nderkombetare me nje shifer prej 3.7 miliardė dollarė. Aksionet e Bankes ne bursa kane shenuar aktualisht nje rritje prej 25 here, duke deshmuar pėr besimin e investitoreve si dhe parashikimet e tyre pozitive. Revista nderkombetare "Euromoney", i akodroi Bankes OTP titullin "Banka me e mire ne Hungari". Arsyet e dhėnies se ketij titulli, lidhen me blerjet e suksesshme te bankave, qė ka bėrė ajo nė Bullgari dhe Sllovaki. Gjate vitit 2002 banka bleu banken IRB te Sllovakise si edhe aksionet e bankes me te madhe bullgare ne maj 2003.

Grupi bankar Austriak “Raiffeisen”, e ka marrė emrin nga themeluesi i shoqatės sė parė kooperative bankare nė 1862 nė Anhausen (Gjermani), Friedrich Wilhelm Raiffeisen. Nė vitin 1886 filluan aktivitetin aktivistėt e parė tė grupit bankar austriak “Raiffeisen nė Rosswein” (Slloveni) dhe “Muhldorf” (Austri). Gjatė mė shumė se 140 viteve ky grup ka pasur njė rritje tė aktivitetit tė tij. Ndėr blerjet mė tė suksesshme tė tij janė; nė vitin 2000 blerja e “Market Banka” nė Bosnjė-Hercegovinė, nė 2001 blerja e HPB dhe Banka “Agricola”, dhe nė vitin 2002 blerja e “Bank of Kosovo”. Sot “Raiffeisen” zė 25.5% tė tregut bankar austriak, zotėron 28.2% tė depozitave, 22.1% tė kredive dhe 28.9% tė fondeve tė menaxhuara. Rreth 41% tė austriakėve mbi 15 vjeē janė klientė tė kėsaj banke. “Raiffeisen” ofron shėrbime pėr individėt dhe kompanitė nė shumė shtete tė rajonit. Nė 30 qershor 2003 pasuria totale e saj ishte 50.453 milionė euro, fitimi para tatimit ishte 165.9 milionė euro dhe raporti tė ardhura/shpenzime 70.9%. Nė ēmimet ndėrkombėtare tė fituara nė vitin 2003 pėrfshihen: "Banka mė e mirė e vitit" nga The Banker; "Banka mė e mirė nė Sllovaki" nga Euromoney; "Banka e vitit ne Bjellorusi" nga The Banker etj.

ECIKS / Shekulli
 
 
| Rreth ECIKS | Fillimi | Lajme | Analiza | Publikime | Shërbime | Kontakt | Stafi | Rregullat e përdorimit | Shqip | English |

© 2003 Eciks.org
Ēfarėdo forme e riprodhimit tė pjesėshėm apo tė terėsishėm pa leje me shkrim, ėshtė rreptėsisht e ndaluar.
.

 

 


Titujt e lajmeve të fundit


" Kuvendi dyshon qė KEK-u mund t'i kthej "kreditė"
" Minierat shqiptare fillojnė tė dalin nga krizat
" Punėtorėt e "Energo Investit" protestojnė para AKM-sė
" Britania e Madhe pėrkrahė qeverinė shqiptare
" Kosovė: pritet nėnshkrimi i kontratės kolektive
" Kosova dhe Hong Kongu vendet mė optimiste nė botė
" Kompania maqedonase "Mikrosam" nė listėn e zezė tė SHBA-ve
" Deficiti tregtar: shqiptarėt humbasin 15.8 miliardė lekė
" UNMIK-u i jep KEK-ut 13 milionė tė suficitit
" Maqedonia, gjatė vitit 2004 me dogana mė tė ulėta

 


Analizat e fundit

" Ferronikeli nuk ėshtė “dinozaur i socializmit”
" Integrimet rajonale dhe sfidat e NVM-ve
" Ndėrmarrjet kosovare dhe Interneti
" Uji mineral i Evianit dhe samuni i Selanikut
" Pėr njė qasje tė qėlluar tė ndėrmarrjeve ndaj tregut
" Privatizimi: shpresė apo dėshpėrim !

 


Publikimet e deritashme

" Programi i riaktivizimit tė Ferronikelit (nė Anglisht)
" Udhėzues pėr themelimin e ndėrmarrjeve tė reja nė Kosovė (Verzioni i pėrmirsuar)




 

 

Për stafin e ECIKS
Emri/ E-Mail:

Fjalëkalimi: