|
Filloi Samiti i Selanikut
SELANIK, 19 qershor 2003 - Nė kuadėr tė Samitit tė BE-sė qė po mbahet nė Selanik, pėrpos ēėshtjeve tė brendshme tė BE-sė, tė shtunėn do tė bisedohet edhe me vendet e Ballkanit Perėndimor. Samiti vlerėsohet si rast i mirė pėr Shqipėrinė, Maqedoninė, Kroacinė, Bosnjėn dhe Hercegovinėn, Serbinė e Malin e Zi pėr tė filluar procesin e integrimit nė BE.
Sidoqoftė, zėra nga selia e Bashkėsisė Evropiane nė Bruksel kanė tėrhequr vėrejtjen qė tė mos mbivlerėsohet rėndėsia e kėtij samiti. Se sa janė ēėshtjet e Ballkanit tė rėndėsishme pėr opinionin publik nė BE dėshmon edhe fakti qė mediat e Evropės perėndimore nė raportet e tyre nga Selaniku as qė kanė pėrmendur takimin e liderėve tė BE-sė me kolegėt e tyre ballkanik.
Nė kėtė samit do tė marrė pjesė edhe delegacioni nga Kosova, i prirė nga Michael Steiner, e nė pėrbėrje, Kryetari Ibrahim Rugova, Kryeministri Bajram Rexhepi si dhe pėrfaqėsuesi serb Millorad Todoroviq. Kryeadministratori Mihael Shtajner do tė flasė tė shtunėn nė emėr tė delegacionit tė Kosovės.
Serbia dhe Mali i Zi kishin shpresuar qė nė kėtė samit tė ipet drita e gjelbėrt pėr hartimin e analizės sė fizibilitetit pėr kohėn dhe kushtet e lidhjes sė marrėveshjes stabilizim-asociim me BE-nė. Mirėpo, si duket BE-ja nuk ėshtė e kėnaqur me reformat e arritura nė planin e harmonizimit tė sistemeve ekonomike nė mes tė Serbisė dhe Malit tė Zi dhe kjo do tė jetė pengesa kryesore pėr fillimin e hartimit tė kėsaj analize. Shqipėria, pėr dallim, ka filluar procesin e stabilizim-asociimit me BE-nė para disa muajsh dhe nė kėtė samit pritet tė diskutohet ecuria e kėtij procesi.
Gjasat pėr fillimin e dialogut shqiptaro-serb poashtu kanė rėnė pasi qė Qeveria e Serbisė nuk ėshtė treguar e gatshme pėr kėtė. Qarqe diplomatike nė Vjenė vlerėsojnė se fillimi i dialogut mund tė pritet nė korrik, nė kuadėr tė njė iniciative tė Bashkėsisė Evropiane.
ECIKS (K.D.)
|