|
Kuvendi i Kosovės kėrkon Ministri tė Energjetikės
PRISHTINĖ, 19 qershor 2003 - Kuvendi i Kosovės, nė seancėn e rregullt plenare, ka analizuar situatėn energjetike nė vend dhe ka shqyrtuar raportin e Komisionit pėr Tregti dhe Industri mbi gjendjen nė KEK. Deputetėt e Kuvendit tė Kosovės kanė tėrhequr vėrejtjen pėr menaxhimin e dobėt dhe jotransparent tė KEK-ut nga menaxherėt ndėrkombėtar dhe kanė shprehur dyshimin pėr ekzistimin e strukturave tjera ndėrkombėtare, qė mund tė jenė tė implikuara nė keqpėrdorimet e mjeteve tė dedikuara pėr investime nė KEK. Deputetėt kėrkuan qė kėtyre malverzimeve tu thuhet ndal, pėrmes zgjerimit tė kompetencave tė Qeverisė sė Kosovės nė fushėn e energjetikės, duke krijuar njė Ministri tė re pėr kėtė lėmi. Kuvendi gjithashtu ka aprovuar 10 rekomandimet vijuese:
1. Tė formohet komisioni parlamentar pėr energjetikė;
2. Tė nxirren ligjet pėr veprimtarinė e KEK-ut: ligji pėr energjetikė, ligji pėr minierat, ligji pėr kėrkimet gjeologjike dhe ligji pėr organin e Rregullatorit;
3. Qeveria e Kosovės tė marrė sa mė shpejt pėrgjegjėsitė nė fushėn e energjetikės dhe tė formohet Ministria pėr Energjetikė;
4. Tė rishqyrtohet ristrukturimi i KEK-ut nė mėnyrė qė tė bėhėt profitabil dhe konkurent nė tregun regjional tė energjisė derisa tė nxirren ligjet pėrkatėse sistemore;
5. KEK-u tė anėtarėsohet si etnitet i veēantė nė Institucionet e sistemit elektroenergjetik tė Evropės Juglindore;
6. Tė pėrkrahet strategjia e ndėrtimit tė kapaciteteve tė reja energjetike;
7. Tė ndėrtohet linja ndėrlidhėse 400 KW nė mes tė Kosovės dhe tė Shqipėrisė;
8. Tė pėrkrahet fuqishėm strategjia qė kuadrot vendore nė tė gjitha nivelet tė udhėheqin KEK-un, ndėrsa kuadrot ndėrkombėtare tė marrin rolin e kėshilldhėnėsve;
9. Tė pėrkrahet projekti KEK-PO, pėr rritje tė efektit veprues dhe financiar;
10. Kuvendi tė autorizojė Qendrėn pėr Hulumtime Financiare (FIU) pėr hulumtimin e keqpėrdorimeve eventuale nė KEK.
ECIKS (K.D.)
|