|
Tė ndėrtohet njė tunel nėnujor Shqipėri-Itali
ROMĖ, 18 qershor 2003 - Gjatė njė vizite, qė i bėri homologut tė tij italian Antonio Martino, Ministri Shqiptar i Mbrojtjes Pandeli Majko ka hedhur idenė e ndėrtimit tė njė tuneli nėnujor, qė do tė lidhte Shqipėrinė me Italinė. Ky tunel, sipas Majkos do tė ndėrtohej nėn Detin Adriatik dhe do tė ishte njė lidhje shumė e mirė nė mes tė dy vendeve. Roli i kėtij tuneli pėr zhvillimin dhe ngritjen e rėndėsisė sė Korridorit tė Tetė do tė ishte jashtėzakonisht i madh. Tė dy ministrat janė pajtuar qė pėr realizimin e njė projekti tė kėtillė, nevojiten shuma tė larta tė mjeteve financiare dhe para sė gjithash njė studim detajor i kėtij projekti. Njėsitet e xhenios tė Forcave tė Armatosura tė Shqipėrisė dhe ushtrisė italiane do tė fillojnė qysh tani studimin e kėtij projekti dhe hulumtimin e mundėsive teknike pėr ndėrtimin e tunelit.
Njė tunel i ngjashėm ėshtė ndėrtuar edhe nė mes tė Francės dhe Britanisė sė Madhe dhe ka vite qė ėshtė nė funksion.
Nė ndėrkohė, gjithashtu nė kuadėr tė plotėsimit tė Korridorit tė Tetė, ėshtė vendosur qė ushtria shqiptare, nė bashkėpunim me atė italiane dhe maqedone tė fillojė realizimin e projektit pėr ndėrtimin e hekurudhės Shqipėri-Maqedoni.
ECIKS (K.D.)
|