|
Shteti humb ēdo vit 80 milionė USD nga cigaret kontrabandė
TIRANĖ, 20 TETOR 2003 - Administrata tatimore humb ēdo vit mbi 80 milionė dollarė nga kontrabanda e cigareve. Edhe pse Shqipėria zė vendin e dytė tė konsumit tė cigareve nė tė gjithė Evropėn, pas Turqisė qė ėshtė e para, ajo importon ēdo vit rreth 9-10 mijė ton cigare. Ndėrsa Maqedonia dhe Greqia qė nga konsumi i cigareve renditen shumė larg vendit tonė, prodhojnė mesatarisht rreth 27 mijė ton cigare nė vit. Sipas prodhuesve tė cigareve nė Shqipėri, kėto statistika tregojnė qartė se kontrabanda nė vendin tonė ėshtė nė nivele shumė tė larta.
Sipas statistikave zyrtare nė vendin tonė zhdoganohen mesatarisht 2500 ton cigare, shifėr kjo qė tregon mjaft qartė se jo mė pak se 7 mijė tonė cigare kanė hyrė kontrabandė. Prodhuesit e cigareve tregojnė se kontrabanda shkakton njė dėm ekonomik prej 54.3 milionė dollarė, para kėto qė nuk arkėtohen nga administrata doganore pėr llogari tė buxhetit tė shtetit.
Prodhuesit vendas akuzojnė qeverinė se ajo ka ndėrmarrė politika diskriminuese ndaj industrisė sė duhan -cigareve, e cila qė prej datės 1 korrik ka ndėrprerė prodhimin e duhan-cigareve. Sipas tė dhėnave tė bėra publike nga Bashkimi i Investitorėve dhe Industrialistėve tė Shqipėrisė, rreth 75 pėr qind e cigareve tė importit hyjnė kontrabandė. Fare mirė kėto cigare mund tė dallohen edhe nė treg, ku ato tregtohen pa pullė fiskale dhe fshihen poshtė banakėve tė dyqaneve.
Por shqiptarėt tashmė e kanė mėsuar qė nė treg qarkullojnė cigare kontrabandė, duke kėrkuar nė treg pikėrisht ato qė janė pa pullė, tė cilat konsiderohen edhe origjinale. Prodhimi, importi dhe tregtimi i cigareve nė tė gjitha shtetet e botės konsiderohet si malli mė i kontrolluar, ndėrsa nė Shqipėri ėshtė krijuar njė pėrshtypje jo reale, duke u mbėshtetur vetėm nė rritjen e shifrave tė zhdoganimit tė cigareve dhe jo nė krahasimin e shifrave me konsumin real, sqarojnė biznesmenėt.
ECIKS / Shekulli
|