|
Gruri e mielli lirohen nga doganat
PRISHTINĖ, 4 TETOR 2003 - Qeveria e Kosovės ka pėrshėndetetur dje pėrmes njė komunikate shpalljen e Urdhėresės Administrative 2003/24 nga PSSP-ja pėr lirimin e pėrkohėshėm nga Dogana pėr importin e grurit, miellit tė grurit si dhe farėrave tė grurit nė Kosovė.
Nė komunikatė thuhet qė moti i keq, gjatė kėtij viti, ka rezultuar me tė korrura tė varfėra tė grurit nė Kosovė dhe nė Evropė. Kjo ka shkakuar ngritjen e ēmimit tė grurit dhe miellit. Transporti dhe dogana nė importimin e grurit dhe miellit shkaktojnė ngritjen e ēmimit tė kėtyre prodhimeve.
Pėr tė frenuar rritjen potenciale tė ēmimeve tė bukės dhe miellit, Qeveria ka propozuar dy veprime tė cilat janė reflektuar nė Urdhėresėn Administrative tė nėnshkruar.
(1) Gruri dhe mielli i grurit do tė lirohen nga dogana deri mė 30 prill 2004.
(2) Farėrat e grurit do tė lirohen nga dogana deri mė 30 dhjetor 2003. Kjo masė do tė aplikohet vetėm pėr farėrat e grurit tė ēertifikuara, me qėllim tė ndihmės pėr bujqėt nė mbjelljen e grurit, pėr sigurimin e rendimenteve mė tė larta.
Afati i lirimit nga dogana do tė shqyrtohet nė fillim tė vitit 2004 si pjesė e njė rishikimi mė tė gjėrė pėr pėrmirsimin e prodhimtarisė bujqėsore nė Kosovė.
Qeveria do tė monitorojė pėr sė afėrmi ēmimin e grurit, miellit dhe bukės pėr tė siguruar qė konsumatorėt tė pėrfitojnė nga lirimi nė tatim. Lirmi nė tatim ėshtė 10% nė ēmimin e importit.
Komunikate pėrfundon duke konstatuar se nėnshkrimi i Urdhėresės Administrative ėshtė dėshmi se Institucionet Qeverisėse Kosovare dhe UNMIK-u mund tė punojnė sė bashku nė trajtimin e problemeve sociale dhe ekonomike me tė cilat po ballafaqohet Kosova.
ECIKS
|