|
Gjashtė autobote me benzinė u ikin doganave kosovare
HAN I ELEZIT, 3 TETOR 2003 - Gjashtė autobote me nėnprodukte tė naftės janė zhdukur dy ditė mė parė nga pika doganore e Hanit tė Elezit. Sipas njė burimi qė nuk deshi tė identifikohej nga Shėrbimi Doganor i Kosovės, autobotet ishin duke ardhur nga Bullgaria dhe kishin pėr destinacion Malishevėn.
Ky burim shtoi se ngarkesa e autoboteve ishte evidencuar nė librat doganorė, por autobotet kanė kaluar doganėn pa e paguar shėrbimin e saj dhe duke shėrbyer me dokumentacion falso, qė mbante vulat origjinale tė doganave tė UNMIK-ut.
Nė autobote ka pasur 182.387 litra benzinė, pėr tė cilėn detyrimi doganor kap shumėn prej 74.575 eurosh. Lajmi ėshtė konfirmuar edhe nga Shtylla IV e UNMIK-ut. "Dogana ėshtė njohur me kėtė rast dhe kanė nisur hetimet," tha zėdhėnėsja Monik de Grot.
ECIKS / Kosovapress
|