| Te fundit | Kosove | Rajon | Bote |

Takimi vjetor i FMN-sė: mė pak fjalė e mė shumė punė


DUBAI - Mė 20 dhe 21 shtator nė kuadėr tė mbledhjes vjetore tė FMN-sė dhe Bankės Botėre nė Dubai u takuan edhe ministrat e financave tė shtatė vendeve tė industrializuara perendimore, tė cilėt aprovuan "Axhendėn e zhvillimit ekonomik". Qėllimi i kėtij dokumenti ėshtė forcimi i hopit qė ka nisur tė marrė ekonomia botėrore. Ministrat e shtatė vendeve tė industralizuara e kanė tė qartė, se vetėm zhvillimi i fuqishėm ekonomik nė mbarė botėn mund tė garantojė tė ardhura mė tė larta dhe mund tė mundėsojė hapjen e mė shumė vendeve tė reja pune. Mbledhja vjetore e FMN-sė pėrfundoi mė 24 shtator. Shefi i FMN-sė, Horst Kėler dhe Presidenti i Bankės Botėrore, Xhejms Volfenson nė fjalimet pėrmbyllėse tė tyre theksuan, se kėtej e tutje emri i Dubait do tė lidhet me shpresėn pėr njė ndarje mė tė drejtė tė mirėqėnies.

Ne duhet tė predikojmė mė pak dhe tė zgjidhim mė shumė probleme, deklaroi Horst Kėler nė mbyllje tė takimit vjetor tė FMN-sė dhe Bankės Botėrore nė Dubai. Nė kėtė mėnyrė pikėrisht shefi i FMN-sė u intonua me zėrin e kritikėve tė FMN-sė. Kėta tė fundit qė pas angazhimit tė FMN-sė nė krizėn e Azisė nė vitin 1997 akuzojnė FMN-nė, se po u ofron mė shumė ideologji se sa ndihmė vendeve me vėshtirėsi konikuturale. Konkretisht Kėler nėnvizoi: "Unė e ndjej, se tė gjithė e kanė kuptuar, qė ne duhet tė bashkėpunojmė dhe tė jemi nė njė linjė mendimi. Jam i gėzuar qė nė shumė vende mund tė presim tani ripėrtėritjen e ekonomisė, gjė qė do t“u ndihmojė tė gjithėve".

Volfenson deklaroi, se largohet nga Dubai me ndjenjėn, se janė zhvilluar bisedime tė ekujlibruara mes vendeve tė pasura dhe tė varfėra. Nė kėtė frymė dhe nė raporte realiste po diskutohet tani edhe pėr cėshtje tė tilla si ndihma pėr zhvillimin, tregtia dhe clirimi nga barra e borxheve.

Nė ditėn e dytė dhe tė fundit tė mbledhjes vjetore tė FMN-sė dhe Bankės Botėrore shefat e bankave emetuese, kryesisht tė vendeve mė tė vogla, theksuan edhe njė herė domosdsohmėrinė e bashkėpunimit mes vendeve tė varfėra dhe atyre tė pasura. Nė kėtė kontekst luan rol edhe e drejta e fjalės e vendeve mė tė vogla.
Nė ditėn e dytė tė takimit nė Dubai ministrat e zhvillimit si dhe shefat e bankave emetuese, ndėr to edhe ministrja gjermane e zhvillimit, Heidemarie Vicorek-Ceul, tėrhoqėn vėmendjen pėr nevojėn e reformimit tė mėnyrės sė votimit nė Bankėn Botėrore.

Reforma do tė rrisė influencėn e vendeve marrėse tė ndihmės nė procesin e vendimmarrjes nė Bankėn Botėrore. Takimi i ardhshėm i FMN-sė dhe Bankės Boltėrore sipas radhės do tė zhvillohet nė Uashington. Tradicionalisht cdo tre vjet vendi i takimit pėr mbledhjen vjetore ėshtė nė kryeqytetin amerikan. Nė vitin 2006 mbledhja do tė zhvillohet nė Singapur.

ECIKS / Dwelle
 
 
| Rreth ECIKS | Fillimi | Lajme | Analiza | Publikime | Shërbime | Kontakt | Stafi | Rregullat e përdorimit | Shqip | English |

© 2003 Eciks.org
Ēfarėdo forme e riprodhimit tė pjesėshėm apo tė terėsishėm pa leje me shkrim, ėshtė rreptėsisht e ndaluar.
.

 

 


Titujt e lajmeve të fundit


" Kuvendi dyshon qė KEK-u mund t'i kthej "kreditė"
" Minierat shqiptare fillojnė tė dalin nga krizat
" Punėtorėt e "Energo Investit" protestojnė para AKM-sė
" Britania e Madhe pėrkrahė qeverinė shqiptare
" Kosovė: pritet nėnshkrimi i kontratės kolektive
" Kosova dhe Hong Kongu vendet mė optimiste nė botė
" Kompania maqedonase "Mikrosam" nė listėn e zezė tė SHBA-ve
" Deficiti tregtar: shqiptarėt humbasin 15.8 miliardė lekė
" UNMIK-u i jep KEK-ut 13 milionė tė suficitit
" Maqedonia, gjatė vitit 2004 me dogana mė tė ulėta

 


Analizat e fundit

" Ferronikeli nuk ėshtė “dinozaur i socializmit”
" Integrimet rajonale dhe sfidat e NVM-ve
" Ndėrmarrjet kosovare dhe Interneti
" Uji mineral i Evianit dhe samuni i Selanikut
" Pėr njė qasje tė qėlluar tė ndėrmarrjeve ndaj tregut
" Privatizimi: shpresė apo dėshpėrim !

 


Publikimet e deritashme

" Programi i riaktivizimit tė Ferronikelit (nė Anglisht)
" Udhėzues pėr themelimin e ndėrmarrjeve tė reja nė Kosovė (Verzioni i pėrmirsuar)




 

 

Për stafin e ECIKS
Emri/ E-Mail:

Fjalëkalimi: