| Te fundit | Kosove | Rajon | Bote |

Nis spekulimi me euron, leku bie 2 pike


TIRANĖ - Per here te pare dje, qe nga prezantimi i euros fizike ne tregje, fillojne spekullimet ne kursin shqiptar te kembimit. Leku ne disa ore nencmohet me 2 pike ndaj euros dhe 1 pike ndaj dollarit, nderkohe qe tregjet nderkombetare nuk kane reflekuar ndryshime

Tregjet shqiptare te kembimit kane reflektuar dje nje spekullim te papare te pakten keto dy vitet e fundit qe kur euro u prezantua fizikisht ne tregje. Dje ne agjencite e kembimit valutor ne tregun e zi te valutes, monedha e perbashket euro ka fituar dy pike ne kembim me lekun duke u blere me 134 leke dhe duke u shitur 134.8 leke nga 132,2 leke qe ishte nje dite me pare. Po keshtu nje dollar eshte blere 123,4 leke dhe eshte shitur me 124,3 leke nga 123 qe ishte nje dite me pare. Ne pak ore kerkesa per valute eshte rritur ndjeshem duke ndikuar ne rritjen artificiale te valutave te huaja. Perkundrazi dje tregjet nderkombetare kane qene teresisht te qeta. Dollari, i cili prej ditesh ka filluar te fitoje pike ne kembim me euron, dje ka qendruar ne te njejtat kuota te nje dite me pare dhe po keshtu edhe monedha e perbashket, euro. Keshtu te pakten nga tregu nderkombetar nuk ka patur asnje sinjal ne forcimin e dollarit dhe te euros, ndersa krejt te kunderten ka treguar tregu vendas. Agjencite e kembimeve valutore, thane se, ky eshte spekullim i paster i tregut vendas, i cili ka reaguar krejt papritur ndaj kerkeses per valute duke krijuar keshtu per disa ore peshtjellim ne tregje. Te njejtet specialiste pohuan se, gjithcka do te filloje te sheshohet dhe kursi i kembimit te valutave me lekun do te kthehet ne vlerat reale. Ne fakt tregjet e kembimit ne vend paten nje lloj stabilizimi vitin e fundit duke shfaqur nje qendrueshmeri ne raport me tregun nderkombetar. Ndryshimet ne tregjet e jashtme filluan te reflektohen me shpejt duke hequr tashme dyshimet per spekullime nga lobe te ndryshme financiare ne vend. Nga praktikat e meparshme jane shenuar raste kur bankat e nivelit te dyte u moren disa kohe me pare vetem me spekullime ne tregun e kembimit, duke i investuar depozitat e klienteve per fitime artificiale. Kjo situate eshte shfaqur serish ne kursin vendas te kembimit, ku shume protagoniste te ketij tregu nuk kane nguruar ta lidhin fenomenin me shkaqe te ndryshme. Disa nga tregtaret e valutes e justifikojne nencmimin e lekut me nderhyrjet e Bankes se Shqiperise, te tjere me afrimin e fushates zgjedhore, duke lene te nenkuptohet qarte per nje spekullim te paster. Sakaq, gjate gjithe sezonit te veres monedha vendase, leku u cmua ndaj euros dhe dollarit per shkak te rritjes se ofertes per valute nga prurjet e emigranteve dhe turistet.

ECIKS / Korrieri
 
 
| Rreth ECIKS | Fillimi | Lajme | Analiza | Publikime | Shërbime | Kontakt | Stafi | Rregullat e përdorimit | Shqip | English |

© 2003 Eciks.org
Ēfarėdo forme e riprodhimit tė pjesėshėm apo tė terėsishėm pa leje me shkrim, ėshtė rreptėsisht e ndaluar.
.

 

 


Titujt e lajmeve të fundit


" Pritet tė pėrsėritet tenderi pėr fabrikėn e tullave "Pėrparimi"
" Kryeministri merr pjesė nė Forumit Ekonomik Evropian
" Memorandum pėr garantimin e investimeve austriake nė Kosovė
" Ish ndėrmarrjet jugosllave nuk kanė pasuri nė Kosovė
" Kuvendi miraton nė parim projektligjin pėr siguri nė punė
" Minatorėt duan tė ndryshojnė formėn e grevės
" U privatizuan edhe 21 ndėrmarrjeve tė reja nė Kosovė
" Faza e dytė e privatizimit: Dje u shpallėn fituesit
" Pritet tė themelohet shoqata e kompanive ndėrtimore
" Hyn nė ditėn e katėrt greva e arsimtarėve nė Kosovė

 


Analizat e fundit

" Integrimet rajonale dhe sfidat e NVM-ve
" Ndėrmarrjet kosovare dhe Interneti
" Uji mineral i Evianit dhe samuni i Selanikut
" Pėr njė qasje tė qėlluar tė ndėrmarrjeve ndaj tregut
" Privatizimi: shpresė apo dėshpėrim !

 


Publikimet e deritashme

" Udhėzues pėr themelimin e ndėrmarrjeve tė reja nė Kosovė




 

 

Për stafin e ECIKS
Emri/ E-Mail:

Fjalëkalimi: