| Te fundit | Kosove | Rajon | Bote |

Tregtia e lirė me BE: gati lista e produkteve bujqėsore



TIRANĖ, 27 GUSHT 2003 - Ministria e Bujqesise dhe Ushqimit ka pergatitur listen e produkteve bujqesore qe do te mbrohen nga hapja e tregje me Bashkimin Europian. Ministria e Integrimit dhe ajo e Ekonomise do te negociojne gjate muajit shtator me Bashkimin Europian per heqjen e tarifave doganore ne te ardhmen per disa produkte bujqesore dhe industriale. Ministria e Bujqeise ka bere gati nje liste prej 41 artikujsh qe do te mbrohen dhe nje liste tjeter me vogel, prej se ciles lejohet eksporti i mallrave pa koncensione ndermjet Shqiperise dhe BE, tha per "Korrieri" ze/ministria e Bujqesise dhe Ushqimit, Vjollca Ibro. Produke te tilla, si peshku, mishi i fresket dhe prodhimet e tij, mjalti, vera, vezet, birra, ujrat, disa perime dhe zarzavate nuk do te lejohen te tregtohen me tarifa zero. Per shembul mbrojtje eshte kerkuar per produktet e peshkut, te cilet jane ne zhvillim dhe nevojitet nje kohe per t'u bere te afta te perballojne konkurencen me prodhimet nga vendet e tjera. Mbajtja e taksave doganore per troften, edhe per nje periudhe kalimtare do te mundesoje zgjerimin e sektorit, rritjen e kapaciteteve te ekonomive dhe si rezultat uljen e kostove te administrimit te tyre, si dhe mundesine e prodhimit te ketyre lloj ushqimesh edhe ne Shqiperi. Futja e ketij produkti (kryesisht nga Greqia qe eshte prodhuesi kryesor boteror) do te bllokoje iniciativat e para ne Shqiperi ne kete drejtim. Sot ky aktivitet me veshtiresi po can ne tregun vendas pasi konkurenca nga Greqia eshte shume e forte per arsyen se kostoja e prodhimit ne Greqi eshte aktualisht me e ulet. Ne kete aktivitet shkalla e mekanizimit eshte shume e larte, kurse ne Shqiperi duke qene tentativat e para, krahu i punes eshte akoma nje komponent i rendesishem. Shkak jane investimet e medha qe kerkohen per kete lloj teknologjie dhe qe prodhuesit shqiptar akoma nuk e disponojne. Po keshtu qumeshti si dhe nenproduktet e tij jane trajtuar produkte sensitive pasi vendi yne ka kushte klimatike tokesore te favorshme per zhvillimin e blegtorise. Gjithashtu prodhimi i vezeve gjate viteve te fundit eshte rritur dukshem. Eshte prodhuar mesatarisht 12.7 kg per fryme veze nga 8 kg qe kane qene ne vitin 1998. Po keshtu jane edhe nje sere artikujsh te tjere qe plotesojne nje liste prej 41 produktesh qe do te mbrohen nga konkurenca e BE dhe qe do te negociohet per eksportin e tyre me tarifa zero.

ECIKS / Korrieri
 
 
| Rreth ECIKS | Fillimi | Lajme | Analiza | Publikime | Shërbime | Kontakt | Stafi | Rregullat e përdorimit | Shqip | English |

© 2003 Eciks.org
Ēfarėdo forme e riprodhimit tė pjesėshėm apo tė terėsishėm pa leje me shkrim, ėshtė rreptėsisht e ndaluar.
.

 

 


Titujt e lajmeve të fundit


" Pritet tė pėrsėritet tenderi pėr fabrikėn e tullave "Pėrparimi"
" Kryeministri merr pjesė nė Forumit Ekonomik Evropian
" Memorandum pėr garantimin e investimeve austriake nė Kosovė
" Ish ndėrmarrjet jugosllave nuk kanė pasuri nė Kosovė
" Kuvendi miraton nė parim projektligjin pėr siguri nė punė
" Minatorėt duan tė ndryshojnė formėn e grevės
" U privatizuan edhe 21 ndėrmarrjeve tė reja nė Kosovė
" Faza e dytė e privatizimit: Dje u shpallėn fituesit
" Pritet tė themelohet shoqata e kompanive ndėrtimore
" Hyn nė ditėn e katėrt greva e arsimtarėve nė Kosovė

 


Analizat e fundit

" Integrimet rajonale dhe sfidat e NVM-ve
" Ndėrmarrjet kosovare dhe Interneti
" Uji mineral i Evianit dhe samuni i Selanikut
" Pėr njė qasje tė qėlluar tė ndėrmarrjeve ndaj tregut
" Privatizimi: shpresė apo dėshpėrim !

 


Publikimet e deritashme

" Udhėzues pėr themelimin e ndėrmarrjeve tė reja nė Kosovė




 

 

Për stafin e ECIKS
Emri/ E-Mail:

Fjalëkalimi: