|
Kosova Airlines fluturon me 28 tetor
PRISHTINĖ - Pas shumė zvarritjeve qė arsyetoheshin me pamundėsinė e nėnshkrimit tė kontratės, fluturimi i parė i Kosova Airlines i paraparė pėr 15 qershor, pritet tė bėhet nė fund tė tetorit tė kėtij viti. Kėtė lajm e kanė konfirmuar zyrtarėt e Shtyllės sė Katėrt tė UNMIK-ut, tė Ministrisė sė Transporteve dhe Telekomunikacionit si dhe aksionari i kompanisė fituese tė tenderit Hamburg International, z. Remzi Ejupi.
Pėrfaqėsuesit e Ministrisė sė Transporteve deklaruan pas takimit tė pėrbashkėt tė sė mėrkurės, se kompanisė Hamburg International nuk do ti pėrcaktohet ndonjė datė e veēantė pėr fillimin e fluturimeve, por asaj do ti ofrohen kushtet qė kjo tė bėhet sa mė parė. Nė ndėrkohė Shtylla e Katėrt i ka dorėzuar fituesit tė tenderit kontratėn pėr vlerėsim dhe nėse nuk do tė ketė vėrejtje tė mėdha, pritet qė ajo tė nėnshkruhet nė fillim tė shtatorit.
Aeroplani i parė i Kosova Airlines pritet tė fluturojė me fillimin e sezonės dimėrore, me datėn 28 tetor. Fluturimi i parė do tė bėhet pėr nė Zvicėr, ndėrsa linjat tjera do tė vendosen gradualisht. Pronari i Eurokohės dhe njėherėsh njėri ndėr aksionarėt kryesor tė Kosova Airlines ka paralajmėruar mundėsinė qė nė bashkėpunim me Aeroportin e Tiranės sė shpejti tė vendosen edhe linjat pėrtej Atlantikut, pėr nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės.
Me fillimin e fluturimeve tė kompanisė sė parė kosovare Kosova Airlines pritet qė ēmimet e transportit tė udhėtarėve dhe tė mallrave pėrmes ajrit tė zvogėlohen dukshėm nė krahasim me nivelin aktual.
ECIKS (K. D.)
|