| Te fundit | Kosove | Rajon | Bote |

Naftėsjellėsi AMBO pėrfundon nė 2006


TIRANĖ, 21 GUSHT 2003 - Ka perfunduar studimi ambjental, pjese e fisibilitetit te naftesjellesit AMBO, i cili do te sherbeje per transportin e naftes nga brigjet e Detit te Zi (Burgas) per ne Portin e Vlores. Dje Ministri i Industrise dhe Energjitikes, Viktor Doda eshte takuar me Presidentin e Kompanise AMBO, Ted Ferguson qe ka marre persiper ndertimin e kesaj vepre dhe ka biseduar me te edhe per ndertimin e nje kompleksi industrial ne qytetin e Vlores.

Naftesjellesi shtrihet paralel me Korridorin 8, duke pershkruar Bullgarine, Maqedonine dhe Shqiperine. Derdhja e naftes ne brigjet e Vlores eshte nje mundesi e mire per shfrytezimin e saj per venjen ne pune te industrive qe punojne me nafte eshte shprehur Ministri Doda. Ne kete kontekst me rendesi paraqitet ndertimi i nje TEC-i te ri ne Vlore, lenda e pare e te cilit pritet te jene nenproduktet e naftes. Ndaj dhe ndertimi i naftesjellesit pritet te shkurtoje koston e aktivitetit te TEC, i cili do te jete vepra e pare ne 15 vjecarin e fundit qe eshte planifikuar per prodhimin e energjise elektrike. Po keshtu ne kompletim te ketij projekti me venjen ne jete te AMBOS ne Portin e Vlores do te instalohen depozitat e stokazhit te naftes dhe nenproduketeve te saj, cka pritet ti jape nje fizionomi krejt industriale, Portit te Vlores, i cili eshte i dyti ne vend per nga madhesia. "Po pergatitet e gjithe infrastruktura e nevojshme nga ana e Ministrise se Industrise dhe Energjitikes ne mbeshtetje te ketij projekti te rendesishem, i cili pritet te perfundoje ne gjysmen e dyte te vitit 2006", eshte shprehur dje ministri i Energjitikes, Viktor Doda.

Te gjitha shpenzimet per hartimin e projekteve qe kane te bejne me ambjentin dhe me kostot do te perballohen nga kompania amerikane, AMBO qe ka marre persiper zbatimin e projektit. Deri tani shtetet ballkanike qe do te pershkruhen nga naftesjellesi kane nenshkruar nje memorandum mirekuptimi, me te cilin lejojne instalimin e tubacioneve per transpotin e naftes.

Ndersa, aktualisht ka perfunduar studimi ambjental, i cili te pakten ne Shqiperi, sipas ministrit Doda eshte duke u diskutuar ne nivel lokal per t'u miratuar me vone ne Keshillin e Rregullimit te Territorit te Republikes.
Sakaq, perpjekje paralele per ndertimin e naftesjellesave per transportimin e naftes nga deti i Zi ne brigjet e vendeve ballkanike jane duke u bere edhe nga shtetet fqinje. Ne kuader te Paktit te Stabilitetit jane propozuar projektet: Naftesjellesi i naftes bruto, Selanik (Greqi) - Shkup (Maqedoni); naftesjellesi i produkteve te perpunuara te naftes, Selanik (Greqi) - Shkup (Maqedoni); naftesjellesi i naftes bruto, Burgas (Bullgari) - Aleksandropolis (Greqi) dge naftesjellesi i naftes bruto, Burgas (Bulgaria) - Shkup (Maqedoni) - Vlore (Shqiperi). Specialistet kane tehequr vemendjen e qeverise per hartimin e politikave te qarta me qellim qe naftesjellesi nga Deti i Zi te mos transferohet nga Brigjet e Vlores ne ato te Greqise. Presidenti i AMBOS, Ted Ferguson vjen per here te dyte ne Shqiperi per t'u njohur nga afer me impenjimet e qeverise shqiptare per zbatimin e projektit. Kapacitetet e transportit te naftesjellesit Burgas -Vlore, pritet te jene 750 mije fuqi ne dite, ndersa nafta do te sigurohet nga Rusia, Azerbajxhani, Turkmenistani duke patur si distinacion tregjet e Europes dhe te Amerikes Veriore. Kosto e projektit eshte vleresuar me rreth 1 miliarde dollare dhe pothuajse me shume se 80 per qind e financimit eshte siguruar.

ECIKS / Korrieri
 
 
| Rreth ECIKS | Fillimi | Lajme | Analiza | Publikime | Shërbime | Kontakt | Stafi | Rregullat e përdorimit | Shqip | English |

© 2003 Eciks.org
Ēfarėdo forme e riprodhimit tė pjesėshėm apo tė terėsishėm pa leje me shkrim, ėshtė rreptėsisht e ndaluar.
.

 

 


Titujt e lajmeve të fundit


" Pritet tė pėrsėritet tenderi pėr fabrikėn e tullave "Pėrparimi"
" Kryeministri merr pjesė nė Forumit Ekonomik Evropian
" Memorandum pėr garantimin e investimeve austriake nė Kosovė
" Ish ndėrmarrjet jugosllave nuk kanė pasuri nė Kosovė
" Kuvendi miraton nė parim projektligjin pėr siguri nė punė
" Minatorėt duan tė ndryshojnė formėn e grevės
" U privatizuan edhe 21 ndėrmarrjeve tė reja nė Kosovė
" Faza e dytė e privatizimit: Dje u shpallėn fituesit
" Pritet tė themelohet shoqata e kompanive ndėrtimore
" Hyn nė ditėn e katėrt greva e arsimtarėve nė Kosovė

 


Analizat e fundit

" Integrimet rajonale dhe sfidat e NVM-ve
" Ndėrmarrjet kosovare dhe Interneti
" Uji mineral i Evianit dhe samuni i Selanikut
" Pėr njė qasje tė qėlluar tė ndėrmarrjeve ndaj tregut
" Privatizimi: shpresė apo dėshpėrim !

 


Publikimet e deritashme

" Udhėzues pėr themelimin e ndėrmarrjeve tė reja nė Kosovė




 

 

Për stafin e ECIKS
Emri/ E-Mail:

Fjalëkalimi: