| Te fundit | Kosove | Rajon | Bote |

Shqipėri: Borxhi i jashtėm mbi njė miliardė USD

TIRANĖ, 18 GUSHT 2003 - Borxhi i jashtem i shtetit shqiptar per gjashtemujorin e pare te vitit i kaloi te 1 miliarde dollaret. Shuma eshte gati baraz me te ardhurat nga tatimet dhe doganat ne buxhetin e nje viti dhe eshte bere e ditur nga Ministria e Financave ne buletinin statistikor-fiskal per periudhen janar-qershor te ketij viti. Nderkohe, qe sipas burimeve ne financa, arritja ne kete shume e borxhit te jashtem perfshim gati rreth 64 per qind te Prodhimit te Brendshem Bruto, duke kaluar keshtu kufinjte e lejuar per antaresimin ne Bashkimin Europian. Si pasoje e kesaj situate shpenzimet buxhetit per shlyerjen e detyrimeve te huaja po vijne e po rriten nga viti ne vit, sidomos per shlyerjen e interesave. Kete vit jane llogaritur si shpenzime per shlyerjen e detyrimeve te jashtme rreth 58 milione dollare, nga te cilat rreth 21 milione u shlyen gjate gjysmes se pare te vitit. Burimet ne Ministrine e Financave sqaruan se, gjate viteve ne vazhdim shpenzimet per shlyerjen e borxhit do te vijne duke u rritur per t'u stabilizuar ne nje periudhe te mevonshme, kur Shqiperia do t'iu nenshtrohet kredive tregtare. Sakaq, Fondi Monetar Nderkombetar dhe Banka Boterore kane terhequr vemendjen e qeverise per frenimin e rritjes se borxhit duke pare kapacitetet e dobeta te ekonomise shqiptare per shlyerjen e tij. Ministria e Financave, nga ana e saj, ne zbatim te ketyre rekomandimeve ne rastet kur nuk realizon te ardhurat, nuk e mbulon deficitin buxhetor duke thelluar borxhin, por eshte duke aplikuar shkurtimin e disa shpenzimeve te planifikuara qysh me pare ne buxhet. Keto tre- kater vitet e fundit, qeveria shqiptare rriti detyrimet e jashtme dhe te brendshme ne menyre te konsiderueshme, duke e cuar shifren e pergjithshme te borxhit ne me shume se 3,5 miliarde dollare. Ne nje situate pak a shume te tille jane edhe disa shtete te tjera ballkanike. Guvernatori i Bankes Qendrore te Kroacise, Zheljko Rohatinski paralajmeroi nje dite me pare se, borxhi i huaj kohet e fundit kishte arritur ne 68 per qind e PBB-se, duke shtuar se nje pjese e te ardhurave te vendit do te shpenzohen per pagesat e interesave. Autoritetet shqiptare te financave nuk e kane vleresuar situaten alarmante ne kete aspekt, duke i konsideruar normale shifrat e detyrimeve. Nderkohe, qe opozita ka bere kritika te ashpra ne kete drejtim duke fajesuar qeverine se vitet e fundit ka rritur ne menyre galopante borxhet. Ne Ministrine e Financave per shkak te disa mosmarreveshjeve ne lidhje me treguesit e detyrimeve dhe shlyerjen e tyre ka dhene doreheqjen drejtori i Borxhit dhe Thesarit, Ilir Zeqo. Detyrimet e llogaritura per t'u shlyer deri ne fund te vitit me fonde te buxhetit te shtetit perfshijne nje shume prej 31 miliarde lekesh ose 258 milione dollaresh. Nga borxhi 31 miliarde lekesh qe do te paguhet kete vit, 23,9 miliarde leke llogariten te shlyhen si borxh i brendshem qe qeveria i ka marre nepermjet ankandeve te bonove te thesarit dhe 7 miliarde leke borxhe te jashtme.

ECIKS / Korrieri
 
 
| Rreth ECIKS | Fillimi | Lajme | Analiza | Publikime | Shërbime | Kontakt | Stafi | Rregullat e përdorimit | Shqip | English |

© 2003 Eciks.org
Ēfarėdo forme e riprodhimit tė pjesėshėm apo tė terėsishėm pa leje me shkrim, ėshtė rreptėsisht e ndaluar.
.

 

 


Titujt e lajmeve të fundit


" SBASHK: Punėtorėt e arsimit prej 1 shtatorit ne grevė
" Pėrkeqėsohen treguesit e ekonomisė
" Nis spekulimi me euron, leku bie 2 pike
" Sindikata e shėndetėsisė kėrkon rritje page nė masėn 20%
" Tregtia e lirė me BE: gati lista e produkteve bujqėsore
" Konkurencė rajonale pėr investimet e huaja
" “Kosova Airlines” fluturon me 28 tetor
" SBASHK: ''Greva e arsimtarėve fillon mė 1 shtator''
" Bllokohen nė Prizren 10 000 litra vaj
" Shqipėri-Kosovė: linjė e re energjie

 


Analizat e fundit

" Integrimet rajonale dhe sfidat e NVM-ve
" Ndėrmarrjet kosovare dhe Interneti
" Uji mineral i Evianit dhe samuni i Selanikut
" Pėr njė qasje tė qėlluar tė ndėrmarrjeve ndaj tregut
" Privatizimi: shpresė apo dėshpėrim !

 


Publikimet e deritashme

" Udhėzues pėr themelimin e ndėrmarrjeve tė reja nė Kosovė




 

 

Për stafin e ECIKS
Emri/ E-Mail:

Fjalëkalimi: