|
SHBA - BE: Marrėveshje pėr Bujqėsinė
BRUKSEL - Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara tė Amerikės kanė arritur njė marrėveshje kornizė, nė bazė tė sė cilės do tė fillojė zvogėlimi i subvencioneve pėr bujqėsinė, njofton Brukseli zyrtar. Sipas zėdhėnėsit tė BE-sė nė Bruksel, z. Eric Marmer, pas kėshillimeve paraprake nė kryeqytetet e BE-sė kjo marrėveshje do t'i paraqitet Organizates Tregtare Botėrore (WTO) nė Gjenevė. Marmer nuk u prononcua fare rreth pėrmbajtjes sė kėtij dokumenti, mirėpo vlerėsoi se nuk ėshtė fjala pėr njė marrėveshje definitive, por vetėm pėr krijimin e bazės pėr diskutim.
Subvencionet pėr bujqėsinė dhe tarifat doganore pėr produktet bujqėsore janė pikat kryesore nė mosėmarrveshjet e shteteve perėndimore, sa i pėrket liberalizimit tė tregtisė botėrore. Vendet nė zhvillim kėrkojnė vazhdimisht mėnjanimin e kėtyre barrierave, tė cilat atyre u vėshtirėsojnė ēasjen nė tregjet perėndimore. Mirėpo, vendet e industrializuara nuk janė ende tė gatshme pėr njė hap tė tillė, edhe pse brenda vet kėtyre shteteve ekzistojnė mendime tė kundėrta pėr kėtė problematikė. ShBA-tė janė tė interesuara tė bėjnė kufizimin e tė gjitha doganave nė 25 pėr qind. Ndėrsa, vendet e Bashkimit Evropian kanė interes qė doganat tė jenė shumė mė tė larta dhe tė arrijnė vlerat
deri nė 36 pėr qind.
Kompromisin qė ėshtė arritur tash, Mamer e ka pėrshkruar si "test kornizė me disa detaje nė vete". Sakaq, WTO-ja ka ftuar ShBA-tė dhe BE-nė pė raundin e ri tė bisedimeve, pasiqė kjo marrėveshje krijon kushtet pėr fillimin e njė procesi konkret tė bisedimeve. Konferenca e ardhshme e WTO-sė pritet tė mbahet kah mesi i shtatorit nė Cancun tė Meksikės.
ECIKS (K.D.)
|