| Te fundit | Kosove | Rajon | Bote |

Numėr rekord i turistėve kosovarė

KUKĖS, 10 GUSHT - Arrijnė shifrat rekorde tė kalimit tė shtetasve nga Kosova pėr nė Shqipėri pėr kėtė vit, pikėrisht natėn e parmbrėmshme. Ndėrkohė zyrtarėt e policisė kufitare tė Kukėsit, thonė se pas ngjarjes sė 29 korrikut, tė ndodhur nė afėrsi tė Podgoricės, ku autobusėt e turistėve nga Kosova janė goditur me gurė nga njė grup shtetasish malazez, fluksi i kalimit tė turistėve nga Kosova pėr nė Shqipėri ka njohur rritje tė ndjeshme. Tefik Sulejmani, kryekontrollor nė pikėn doganore tė Morinit nė Kukės, ka bėrė tė ditur pėr "Kohėn ditore", se shifra rekorde e kalimit tė shtetasve nga Kosova pėr nė Shqipėri ėshtė regjistruar natėn e sė premtes. Sipas tij, gjatė kėsaj nate, janė regjistruar tė kenė kaluar nga Kosova pėr nė Shqipėri pėrmes pikės doganore tė Morinit 2.500 shtetas nga Kosova me 30 autobusė e 400 autovetura. Gjatė intervistimit, ka rezultuar qė 1.700 shtetas nga Kosova po udhėtonin nė Shqipėri pėr qėllime turistike, ndėrsa 800 tė tjerė po kalonin transit nė Shqipėri pėr nė vendet perėndimore ku ata banojnė dhe punojnė. Kryekontrollori i pikės doganore tė Morinit, Tefik Sulejmani, ka shtuar se pas incidentit tė ndodhur mė 29 korrik nė Podgoricė, numri i shtetasve qė udhėtojnė nė Shqipėri pėr qėllime turistike ėshtė shtuar sė tepėrmi. "Njė natė pas incidentit tė Podgoricės, pikėrisht mė 30 korrik ėshtė regjistruar shifra mė e lartė e kalimit tė autobusėve. Brenda njė nate, ku pikėn doganore tė Morinit e kaluan 34 autobusė me pushues nga Kosova me destinacion bregdetin e Shqipėrisė", thotė Sulejmani. Mė 29 korrik, rreth orės 03:00 tė mėngjesit, persona tė identifikuar nga policia malazeze kanė sulmuar karvanėt me autobusė tė Kosovės qė ishin nisur pėr nė Ulqin pėr pushime. Ndėrkohė nė Shqipėri kėtė vit nuk ėshtė regjistruar ndonjė incident me udhėtarėt nga Kosova qė lėvizin nė relacionet Durrės-Kukės-Morin e anasjelltas. Gatishmėria e policisė sė Kukėsit, Pukės e Mirditės e cila qėndron "non stop" pėrgjatė kėtyre segmentėve rrugore, bashkė me shėrbimet e specializuara tė policive respektive, ka bėrė qė udhėtarėve nga Kosova t'u krijohet mundėsia pėr tė lėvizur nė kėto rrugė gjatė 24 orėve, ku nata ėshtė e preferuar pėr tė udhėtuar nga ana e kosovarėve dhe kėtė akses ua ka krijuar policia shqiptare. Tė paktėn deri tani, ku nuk ėshtė shėnuar ndonjė incident.

ECIKS / Koha Ditore
 
 
| Rreth ECIKS | Fillimi | Lajme | Analiza | Publikime | Shërbime | Kontakt | Stafi | Rregullat e përdorimit | Shqip | English |

© 2003 Eciks.org
Ēfarėdo forme e riprodhimit tė pjesėshėm apo tė terėsishėm pa leje me shkrim, ėshtė rreptėsisht e ndaluar.
.

 

 


Titujt e lajmeve të fundit


" SBASHK: Punėtorėt e arsimit prej 1 shtatorit ne grevė
" Pėrkeqėsohen treguesit e ekonomisė
" Nis spekulimi me euron, leku bie 2 pike
" Sindikata e shėndetėsisė kėrkon rritje page nė masėn 20%
" Tregtia e lirė me BE: gati lista e produkteve bujqėsore
" Konkurencė rajonale pėr investimet e huaja
" “Kosova Airlines” fluturon me 28 tetor
" SBASHK: ''Greva e arsimtarėve fillon mė 1 shtator''
" Bllokohen nė Prizren 10 000 litra vaj
" Shqipėri-Kosovė: linjė e re energjie

 


Analizat e fundit

" Integrimet rajonale dhe sfidat e NVM-ve
" Ndėrmarrjet kosovare dhe Interneti
" Uji mineral i Evianit dhe samuni i Selanikut
" Pėr njė qasje tė qėlluar tė ndėrmarrjeve ndaj tregut
" Privatizimi: shpresė apo dėshpėrim !

 


Publikimet e deritashme

" Udhėzues pėr themelimin e ndėrmarrjeve tė reja nė Kosovė




 

 

Për stafin e ECIKS
Emri/ E-Mail:

Fjalëkalimi: