Nisma Ekonomike për Kosovën (ECIKS) në kuadër të aktiviteteve të veta për stimulimin e investimeve të huaja në Kosovë shpalos programin zhvillimor të Agjencisë Austriake për Zhvillim “Ekonomia dhe Zhvillimi” përmes së cilit ndërmarrjet kosovare kanë rastin të përfitojnë mbështetje financiare për projekte të përbashkëta me ndërmarrjet austriake.
Ekonomia dhe Zhvillimi
Biznese me mbivlerë
Tregje të reja, vende të reja pune, shanse të reja - e vlen të investohet në vendet e Lindjes dhe të Jugut. Organizata Austriake për Zhvillim dhe Bashkëpunim Lindor (OEZA) bashkëpunon me ndërmarrjet që ushtrojnë veprimtaritë e tyre edhe jashtë vendit.
Rritja ekonomike është parakusht për zhvillim. Ndërmarrjet krijojnë të ardhura dhe vende pune. OEZA angazhohet për përmirësimin e kushteve ekonomike dhe forcimin e sektorit privat në vendet partnere.
Boshti qendror për OEZA është programi “Ekonomia dhe Zhvillimi“, që synon shfrytëzimin e sinergjive të veprimit në mes të ekonomisë private dhe bashkëpunimit për zhvillim. Nga kjo përfitojnë ndërmarrjet dhe njerëzit në vendet ku investohet.
Partner për ekonominë
Agjencia Austriake për Zhvillim është përgjegjëse për realizimin e projekteve të OEZA-së. Ajo ka kompetencë profesionale dhe rrjete ndërlidhëse në vendet e Jugut dhe të Lindjes, gërsheton resurset publike dhe private si dhe është e lidhur ngushtë me institucionet ekonomike austriake.
Agjencia Austriake për Zhvillim në kuadër të programit “Ekonomia dhe Zhvillimi” ofron për ndërmarrësit mundësitë vijuese:
• Mbështetje financiare për projekte të rëndësishme zhvillimore
• Këshillim dhe ndërmjetësim të ekspertëve
• Shoqërimin e projekteve
Përmes dy instrumenteve të reja financiare do të mbështeten partneritetet mes ndërmarrjeve (Business-to-Business) dhe partneritetet zhvillimore (bashkëpunimi publiko-privat).
Të dhënat themelore Zhvillimi ekonomik është parakusht themelor për reduktimin e vazhdueshëm të varfërisë. Me programin “Ekonomia dhe Zhvillimi” OEZA i kontribuon krijimit të një baze sociale të qëndrueshme për zhvillimin ekonomik të vendeve partnere.
Për arritjen e këtyre qëllimeve ndërmarrjet lokale duhet të forcohen dhe të aftësohen për t’i shfrytëzuar shanset që ofrohen nga liberalizimi dhe tregtia ndërkombëtare. Këtu përfshihen mes tjerash edhe transferi i know-how, i teknologjisë, qasja në kapital dhe tregje, lehtësimi i investimeve dhe i themelimit të ndërmarrjeve. OEZA koncentrohet për këtë qëllim në tri pika kryesore:
• Përmirësimin i kushteve për veprimtaritë në ekonominë private
• Forcimi i sektorit privat ne vendet partnere
• Bashkëpunimi me ndërmarrjet austriake dhe evropiane të angazhuara në vendet e Lindjes dhe të Jugut.
Për të forcuar sektorin privat në vendet partnere OEZA stimulon ndërmarrjet e vogla dhe të mesme (NVM), sidomos përmes programeve financiare dhe shërbimeve për zhvillimin e biznesit (Business Development Services). Me këtë krijohen të ardhura dhe mundësi të reja punësimi dhe forcohet zhvillimi i ndërsjellë lokal.
Në bashkëpunim me ndërmarrjet austriake dhe evropiane është mbledhur një përvojë disa vjeçare përmes programit „Partneritetet Private Ekonomike“. Duke u bazuar në këtë program tanimë janë krijuar dy instrumente të reja të bashkëpunimit: “Partneritetet e ndërmarrjeve” (privat-privat) dhe “Partneritetet zhvillimore“ (publiko-private). Përmes kësaj synohet që në njërën anë të shfrytëzohen potencialet e sinergjive në mes të ndërmarrjeve private dhe bashkëpunimit zhvillimor dhe, në anën tjetër, të stimulohet kooperimi me dobi të ndërsjellë në mes të ndërmarrjeve të jashtme dhe atyre vendore, që bashkërisht të kontribuohet në forcimin e ekonomisë dhe në reduktimin e varfërisë.
Regjionet Vendet që parashihen në kuadër të programit „Ekonomia dhe Zhvillimi“, e që kryesisht janë vende partnere të OEZA, ndahen në gjashtë regjione:
• Evropa Juglindore (duke përfshirë edhe Kosovën)
• Afrika Perëndimore
• Afrika Lindore
• Afrika Jugore
• Amerika Qendrore
• Himalaja – Hindukush
Partneritetet zhvillimore
Përmes bashkëpunimit publiko-privat, Agjencia Austriake për Zhvillim dhe ndërmarrjet, realizojnë projekte të përbashkëta. Me forca të bashkuara qëllimet tuaja mund të arrihen më shpejt, me efektivitet më të lartë dhe me kosto më të favorshme. Kështu, ndërmarrjet mund të dalin nga kushtet e vështira, ndërsa situata e njerëzve ne vend do të përmirësohet.
Shembull:
Dizajnimi dhe instalimi i pajisjeve për energji diellore kërkon përvojën, që në disa pjesë të Evropës Juglindore pothuajse nuk haset gjëkundi. Një ndërmarrje austriake dhe Agjencia Austriake për Zhvillim financojnë bashkërisht një projekt për aplikimin e një sistemi të menaxhimit të cilësisë, për trajnimin e inxhinierëve lokal dhe për krijimin e një qendre trajnimi. Kështu mundësohet transferi i përvojës, ndërsa ndërmarrja mund të pozicionohet më mirë në një treg në rritje të energjisë alternative.
Oferta e Agjencisë Austriake për Zhvillim
Partneritetet zhvillimore mbështeten në këto përmasa :
• Misioni i mbledhjes së fakteve (Fact Finding Mission) për aranzhimin e një partneriteti zhvillimor: paushall 1.700 Euro
• Studimi i fizibilitetit: deri në 50 për qind (max. 20.000 Euro)
• Shpenzimet e projektit: deri në 50 për qind (max. 200.000 Euro)
• Periudha e mbështetjes së projektit: deri në 3 vite
Partneriteti mes ndërmarrjeve
Agjencia Austriake për Zhvillim mbështet bashkëpunimin apo projektet Business-to-Business në mes të ndërmarrjeve në Evropë dhe vendeve në zhvillim. Këtu synohet stimulimi i aktiviteteve të ndërmarrjeve si Joint-Ventures, outsourcing, lidhja e kontratave liferuese, transferimi i know-how, marketingu i përbashkët, kontratat e menaxhimit dhe marrëveshjet e franshizës, të cilat duhet të sjellin të mira edhe për popullsinë lokale.
Shembull:
Një prodhues evropian i çokollatave dëshiron të prodhojë bio-çokollata të vlerës së lartë dhe për këtë dëshiron të marrë kakaon nga bujqit e vegjël ne Ugandë. Agjencia Austriake për Zhvillim merr pjesë në shpenzimet e trajnimit, me qëllim të arritjes së standardeve të kërkuara të cilësisë. Projekti siguron kontrata afatgjate mes prodhuesve dhe industrisë përpunuese dhe krijon vende të reja pune.
Oferta e Agjencisë Austriake për Zhvillim
Partneritetet zhvillimore mbështeten në këto përmasa :
• Misioni i mbledhjes së fakteve (Fact Finding Mission) për aranzhimin e një partneriteti zhvillimor: paushall 1.700 Euro
• Studimi i fizibilitetit: deri në 50 për qind (max. 20.000 Euro)
• Shpenzimet e projektit: deri në 50 për qind (max. 200.000 Euro)
• Periudha e mbështetjes së projektit: deri në 3 vite
Kriteret për bashkëpunim
„Ekonomia dhe Zhvillimi“ kooperon me ndërmarrje dhe organizata lokale dhe evropiane. Kërkohen ide fleksibile dhe kreative, të cilat do të zhvillohen në dialogun për partneritet.
Kriteret për përzgjedhje te projektit:
• Projekti prodhon dobi për popullsinë lokale, e cila dobi tejkalon veprimtarinë bazë të biznesit të ndërmarrjes.
• Projekti i përgjigjet qëllimeve politiko-zhvillimore dhe kritereve cilësore.
• Respektohen ligjet nacionale dhe standardet sociale ndërkombëtare dhe të ruajtjes së ambientit.
• Shmanget konkurrenca jolojale.
• Në projekt sillen mjete substanciale vetanake të partnerëve.
Hap pas hapi drejt bashkëpunimit Bashkëpunimi në mes të ndërmarrjeve dhe Agjencisë Austriake për Zhvillim është joburokratik dhe i shpejtë.
1. Ndërmarrjet e skicojnë shkurt në formë të shkruar projektin e tyre. Ky përshkrim duhet të përmbajë pikat vijuese: qëllimi i veprimtarisë së biznesit, paraqitja e problemit, ideja e projektit, shpenzimet dhe kontributet
2. Agjencia Austriake për Zhvillim përgjigjet brenda 14 ditëve me një mendim fillestar rreth propozimit
3. Përpunimi i përbashkët i konceptit të projektit
4. Paraqitja në instancat e Agjencisë për aprovim dhe përgatitja e kontratës
5. Pagesa, realizimi, monitorimi
Kontakt
Për më shumë informata na kontaktoni në e-mail adresën: office@eciks.org
Aneks I - Aspekti juridik Në kuadër të këtij projekti ECIKS angazhohet për stimulimin e një bashkëpunimi të ndërsjellë në mes të ndërmarrësve kosovar dhe atyre austriak, me qëllim të stimulimit të investimeve të huaja në Kosovë, rritjes së bashkëpunimit ekonomik regjional, uljes së shkallës së varfërisë dhe zhvillimit ekonomik e social të Kosovës. Në bazë të marrëveshjes me Agjencinë Austriake për Zhvillim, projektpropozimet eventuale që ECIKS i pranon nga ndërmarrësit kosovar, do t’i përcillen Agjencisë për vlerësim. Vendimin për financim të projekteve të përbashkëta e sjell komisioni i emëruar nga Agjencia, i cili vendos në pajtim me udhëzimet ekzistuese dhe me nivelin e mjeteve buxhetore.
ECIKS nuk merr kurrfarë përgjegjësish mbi vete dhe nuk garanton realizimin e projektpropozimeve që i dërgohen.
|