Lajme & Evente

12 Korrik 2010

Privatizohet fabrika e llamarinës Llamkos


Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) e ka shpallur tenderin për privatizimin e kompanisë Llamkos në Vushtrri, e cila bën prodhimin e llamarinës.

Kjo ndërmarrje do të privatizohet me metodën e “Spin-off të rregullt” që nënkupton se investitori nuk merr asnjë obligim pasi që të privatizohet fabrika.

Detaje për privatizimin e kësaj ndërmarrje mund të merren në ueb faqen e AKP-së: www.pak-ks.org .

Afati i fundit për parakualifikim do të jetë dita e mërkurë, 1 shtator 2010.

Dita për dorëzimin e ofertave do të jetë më 8 shtator 2010, nga ora 10:00 deri në orën 12:00, kurse hapja e ofertave do të bëhet po të njëjtën ditë duke filluar nga ora 13:00.

Ndërmarrja e Re Llamkos Steel Sh.P.K., në Vushtrri prodhon llamarinë të zinkuar të paketuar në bobina (deri në 15 tonë) dhe në tabela (pllaka- deri në 5 tonë).

Kapaciteti i prodhimit i fabrikës është deri në 120.000 tonë llamarinë të zinkuar në vit.

ECIKS
<< prapa