Lajme & Evente
08 Korrik 2003
BSH: studim per vleresim te pavarur te ekonomise
Banka e Shqiperise eshte duke studiuar nje mundesi per arritjen ne nje vleresim te pavarur te treguesve kryesore makroekonomike te tille, si Prodhimi i Brendshem Bruto, inflacioni etj. Studimi sipas burimeve ne Banken e Shqiperise do te behet brenda ketij gjashtemujori, ndersa rezultatet e para pritet te publikohen ne fillim te vitit te ardhshem. Ne kete studim Banka e Shqiperise synon te arrije ne disa vleresime me realiste me qellim rritjen e efektivitetit te politikave monetare. Aktualisht Banka e Shqiperise i ushtron politikat e saj te bazuara nga vleresimet e institucioneve te tjera, kryesisht Institutit te Statistikes (INSTAT). Disa here Banka e Shqiperise ka kritikuar INSTAT per joefektshmeri te nxjerrjes se rezultateve shifrore mbi zhvillimin e ekonomise, te cilat jane bere shkak per ndermarrjen e politikave jo te qarta. Ne fakt per disa tregues makroekonime ende nuk ka metoda per matje te sakte, por shifra sidomos per PBB, percaktohet pas vleresimeve qe jep nje grup ekspertesh dhe monitorimit qe i behet nga Fondi Monetar Nderkombetar. Per te permiresuar kete situate Banka e Shqiperise eshte duke ndermarre nje studim te sajin qe do ta coje ate drejt nje vleresimi te pavaruar mbi zhvillimet ekonomike ne vend.
ECIKS / KORRIERI
<< prapa
ECIKS / KORRIERI