Fillimi
Rreth ECIKS
Projekte
Lajme
Analiza
Publikime
Shërbime
Forumi
Arkivi
Stafi
Contact
Lidhje

Përdorimi

Shqip
English


Fletët janë të
optimuara për
rezolucionin
1024 x 768

Programuar nga:


 
 
 
   

| Te gjitha| Kosove | Rajon | Bote |

 

Kuvendi rrėzon shitjen e “Albtelekomit”


Demokratėt hedhin poshtė me 68 vota marrėveshjen me turqit. PS, 30 vota pro, 7 abstenime

Tiranė, 14 tetor 2005 - Parlamenti rrėzon marrėveshjen e qeverisė “Nano” pėr privatizimin e kompanisė sė telefonisė fikse “Albtelekom Sh. A.” nga kompania turke “Calik Comunication”. Shumica e re parlamentare ka votuar dje kundėr ratifikimit tė marrėveshjes sė nėnshkruar mes qeverisė socialiste tė drejtuar nga ish-kryeministri Fatos Nano dhe kompanisė turke “Calik Comunication”, e cila u shpall fituese nga tenderi i hapur ndėrkombėtar i zhvilluar disa muaj mė parė nėn drejtimin e ish-ministrit tė Ekonomisė dhe Privatizimit, Anastas Angjeli. Pas njė seance tė stėrzgjatur parlamentare, shumica dhe opozita nuk kanė gjetur gjuhėn e pėrbashkėt pėr ratifikimin e marrėveshjes nė fjalė, duke bėrė tė pavlefshėm tė gjithė procesin e privatizimit, i zhvilluar nė disa etapa tenderuese, duke votuar me 68 vota pro kundėr miratimit tė saj, 30 pro dhe 7 abstenime. Por qeveria shqiptare mund tė penalizohet nga kompania turke pėr anulimin e procesit tė privatizimit tė Albtelekomit. Sipas anėtarit tė Komisionit tė Ekonomisė, Aleksandėr Biberaj, kompania fituese mund tė padisė Ministrinė e Ekonomisė pėr mosratifikimin e marrėveshjes dhe tė kėrkojė dėmshpėrblim.

Ndėrkohė pas rrėzimit tė marrėveshjes ėshtė miratuar projektvendimi qė i hap rrugė fillimit tė ekspertizės ndėrkombėtare, e cila do tė verifikojė nėse procedurat e ndjekura nga qeveria e mėparshme pėr privatizimin e kompanisė sė telefonisė fikse “Albtelekom sh.a” nga kompania turke “Calik Comunication”, kanė qenė tė rregullta dhe ligjore. Gjatė debateve para procesit tė votimit, deputeti socialist Besnik Dervishi, propozoi qė tė mos merrej vendimi nė kėtė seancė dhe gjatė ditėve tė mbetura deri mė 21 shtator kur skadon afati i ratifikimit tė draftmarrėveshjes, qeveria shqiptare tė negociojė me kompaninė turke. Dervishi propozoi qė pėr pasojė tė shtyhej edhe afati i ratifikimit me disa muaj tė tjetėr. Por propozimi i tij nuk u mor nė konsideratė nga shumica parlamentare. Nga ana tjetėr edhe kryetari i Komisionit parlamentar tė Ligjeve, Spartak Ngjela, ka shfaqur rezervat e tij lidhur me procedurėn qė po ndiqte Parlamenti pėr ratifikimin e kėsaj marrėveshjeje, dhe mė pas ngritjen e grupit tė ekspertizės ndėrkombėtare. “Tė gjejmė njė vijė tė mesme qė t’ia paraqesim turqve. I japin kohė qeverisė tė bėjė ekspertizėn. Ky vendim juridikisht nuk zgjidh asgjė. Ose e ratifikojmė, ose jo dhe presim ekspertizėn. Pse e doni ekspertizėn pa u ratifikuar”, - tha Ngjela. Por ministri i Financave, Ridvan Bode, ėshtė shprehur se projektmarrėveshja do tė rrėzohej dhe pas dy muajsh qeveria ta risillte sėrish, kur edhe tė kishte pėrfunduar ekspertiza ndėrkombėtare. Ndėrsa kryetar i grupit parlamentar tė PD-sė, Bamir Topi, ėshtė shprehur se, nėse nuk miratohet brenda datės 21 tetor, nė kėtė ditė gjithēka ėshtė negociuar nė kėtė marrėveshje, rrėzohet nė mėnyrė automatike. Ndėrkohė kreu i grupit parlamentar tė socialistėve, Pandeli Majko, tha gjatė diskutimeve se ishin bėrė dy ekspertiza ndėrkombėtare pėr privatizimin e kompanisė “Albtelekom sh.a” nga Banka Botėrore dhe nga kompania italiane IMI, tė dyja nė vlerė 2 milionė dollarė. Sipas tij, pala negociuese e qeverisė sė mėparshme nėn drejtimin e ish- ministrit Angjeli ka pyetur edhe shėrbimet sekrete pėr tė marrė tė dhėna mbi kompaninė qė mė pas u shpall fituese.

ECIKS / Shekulli
 
 
| Site Map | Rreth ECIKS | Fillimi | Projekte | Lajme | Analiza | Publikime | Shërbime | Kontakt |
| Stafi | Rregullat e përdorimit | Lidhje / Nyje |

| Arkivi | Shqip | English |


Copyright 2003 - 2005 @ Eciks.org
Ēfarėdo forme e riprodhimit tė pjesėshėm apo tė terėsishėm pa leje me shkrim, ėshtė rreptėsisht e ndaluar.


 

 

Titujt e lajmeve të fundit

ECIKS sjellė investimet e para nė IT
Shtrenjtimi i karburanteve ndikon edhe nė ēmime tjera
PTK kėrkon drejtor tė ri kosovar
KEK tremb hajnat
ECIKS, AKM promovojnė Brezovicėn nė Vjenė



Analizat e Fundit

Kosovės nuk i duhet Gazpromi
Qeverisė i kėrcėnohet falimentimi
Kosovės i duhet perspektiva evropiane
Ekonomia nė kolaps – punė e madhe!
Ekonomia - motori i shuar i Kosovės!?



Publikimet e deritashme

Themelimi i kompanive the sistemi i tatimit ne Kosove
Themelimi i kompanive dhe tatimet nė Kosovė
Potencialet e sektorėve ekonomik dhe tė ndėrmarrjeve nė Kosovė
Udhėzues pėr hartimin e projekteve tė vogla financiare
Udhėzues pėr hartimin e studimit tė fizibilitetit

 


Eciks E-mail