|
Qeveria shet blloqet e Kosovės A
Prishtinė, 11 gusht 2005 - Ministria e Energjetikės dhe Minierave paralajmėroi shitjen e Blloqeve tė termocentraleve tė Kosovės A, nė shtator tė kėtij viti. Kjo parashihet nė kuadėr tė strategjisė sė re tė prezantuar tė enjten nga ministri i Energjetikės dhe Minierave, Ethem Ēeku, e cila mėton njė menaxhimin mė efektiv tė burimeve ekzistuese dhe zhvillimin e burimeve tė reja energjetike.
Ministri, Ethem Ēeku, tha se Qeveria ka marrė vendim pėr nxjerrjen nė treg tė blloqeve tė TC Kosova A, nė shtator tė kėtij viti. Ministri Ēeku tha me kėtė rast se ky do tė jetė njė hap shumė pozitiv nė kyējen e investitorėve tė huaj nė fushėn e energjetikės.
Sipas ministrit Ēeku, kjo strategji paraqet dokumentin mė tė rėndėsishėm tė kėsaj ministrie, pėrmes tė cilit edhe rregullatori i energjisė duhet tė lėvizė pėrpara.
Zv/shefi i UNMIK-ut Lary Rossin, e ka vlerėsuar strategjinė dhe punėn e bėrė nga Ministria e energjisė nė hartimin e kėsaj strategjie pėr energjinė.
Kjo, tha Rossin, do ti ndihmojė zhvillimit ekonomik tė Kosovės duke ditur se energjetika dhe minierat janė pasuritė kryesore tė Kosovės.
Studim shumė i rėndėsishėm pėr Kosovėn dhe zhvillimin ekonomik tė saj. Energjetika ka qenė njė prej fushave tė para ku janė transferuar kompetencat. Hartimi kėsaj strategjie, pėr njė kohė kaq tė shkurtė, ėshtė punė e madhe dhe themel i sigurt pėr zhvillimin e kėtyre sektorėve, ka theksuar zt. Rossin.
Strategjia e hartuar pritet tė implementohet gjatė periudhės 10 vjeēare, ndėrsa qė donatorė kryesore nė finalizimin e kėsaj strategjie pritet tė jetė Banka Botėrore dhe Agjencia Evropiane pėr Rindėrtim.
ECIKS / Radio Kosova
|