Fillimi
Rreth ECIKS
Projekte
Lajme
Analiza
Publikime
Shërbime
Forumi
Arkivi
Stafi
Contact
Lidhje

Përdorimi

Shqip
English


Fletët janë të
optimuara për
rezolucionin
1024 x 768

Programuar nga:


 
 
 
   

| Te gjitha| Kosove | Rajon | Bote |

 

Investimet e huaja nė tregun shqiptar


Investimet e huaja nė Shqipėri pėr vitin 2004 kapin shifrėn e rreth 180 milionė dollarėve, ose tė 60 dollarėve pėr njė person

Tiranė, 6 korrik 2005 - Bizneset prodhuese apo edhe pėrpunuese tė fushave tė ndryshme nė vendin tonė kohėt e fundit janė shtuar sė tepėrmi. Njė pjesė mjaft e madhe e kėtyre ndėrmarrjeve me profile prodhimi kanė si investitorė pronarė tė huaj qė kanė investuar kapitale tė konsiderueshme nė Shqipėri. Krahu i lirė i punės ėshtė njė nga shkaqet qė i tėrheq kėto kompani pėr tė filluar aktivitetet e tyre nė vendin tonė. Tendencat e ndėrmarrjeve tė huaja pėr tė nisur aktivitete biznesi sa vjen dhe shtohen, duke i dhėnė kėshtu mundėsi zgjerimi tregut tonė tė punės.

Histori investimesh
Nė vitet 1993–1994 filluan edhe investimet e para tė kompanive italiane, pėr shkak se vendi fqinj kishte mė tepėr mundėsi pėr ta kontrolluar tregun shqiptar, dhe pėr tė vendosur se cilat ishin fushat e pėrshtatshme pėr investime. Ndėrkohė, gjatė trazirave tė vitit ‘97 pati njė rėnie tė konsiderueshme investimesh tė huaja dhe, pėr mė tepėr, largime tė investitorėve tė deriatėhershėm. Shumė prej tyre e patėn tė vėshtirė t’i rifillonin aktivitetet e mėparshme apo edhe tė rihapnin aktivitete tė profileve tė reja, duke i kthyer kėshtu shpinėn njėherė e pėrgjithmonė vendit tonė. Nė vitin ‘99 disa kompani italiane synuan tė blinin minierat e vendit tonė apo t’i pėrdornin ato me formėn e koncesioneve ndaj shtetit. Interes tė madh nė fushėn e shfrytėzimit tė minierave pati njė kompani italiane, e cila nė verėn e vitit ‘99 synoi tė lidhte me shtetin tonė njė kontratė shfrytėzimi pėr minierėn e bakrit, gjė qė nuk u realizua. Pas viteve 2000 pati njė ngritje tė investimeve tė huaja, tė cilat vazhdojnė akoma edhe sot t’i ushtrojnė aktivitetet e tyre nė formė kompanish prodhuese. Nė pėrgjithėsi, prodhimet nuk konsumohen nė tregun shqiptar, por eksportohen pėrsėri jashtė vendit.

Nė vitin 2004 investimet e huaja nė Shqipėri prekin shifrėn e rreth 300 milionė dollarėve, ku pėrfshihet edhe privatizimi i Bankės sė Kursimeve. Duke mos llogaritur privatizimin e kėsaj banke, qė kapi shifrat e 120 milionė dollarėve, investimet direkte pėr kėtė vit mbetet tė jenė rreth 180 milionė dollarė. Sipas kėtyre shifrave, del se pėr kėtė vit investimi i huaj nė Shqipėri pėr frymė popullsie ka qenė rreth 60 dollarė pėr person. Njė raport i publikuar sė fundi nga Fondi Monetar Ndėrkombėtar (FMN) nxjerr se Shqipėria ka potencial pėr tė thithur 3,3 miliardė dollarė investime tė huaja direkte, ndėrkohė qė nga viti 1992 deri nė fund tė vitit 2003 ajo ka thithur vetėm 1 miliard. Rreth 68% e potencialit ėshtė aktualisht e pashfrytėzuar.

Kompanitė
Sot nė Shqipėri numėrohen qindra kompani tė huaja, sidomos italiane, qė zhvillojnė aktivitete prodhimi apo edhe aktivitete pėrpunuese nė profile tė ndryshme. Mė tė pėrhapurat janė ndėrmarrjet qė prodhojnė me lėndė tė parė tė importuar, pasi edhe rreth 80% e prodhimeve tė tyre synojnė tregjet e huaja, ndėrkohė qė nė tregun vendės konsumohet njė pėrqindje fare e vogėl, e cila nė pjesėn mė tė madhe shkon drejt tregjeve dhe jo drejt dyqaneve luksoze. Ndėrmarrjet mė tė mėdha janė pėrqendruar nė fabrikimin e kėpucėve, aty ku ėshtė fokusuar edhe mė shumė investimi italian. Madje, njė pjesė e kompanive italiane qė operojnė nė Itali kanė bėrė tė mundur hapjen e aktivitetit tė shumė firmave shqiptare, tė cilat punojnė me teknologji italiane. Investimet e kompanive tė huaja nė Shqipėri nxiten sė tepėrmi pėr shkak tė krahut tė lirė tė punės. Shqipėria ėshtė ndėr vendet qė kanė njė fuqi punėtore qė paguhet shumė mė lirė, nė krahasim me vendet e tjera tė rajonit. Kjo ėshtė edhe arsyeja mė e madhe pse shumė kompani tė huaja vazhdojnė tė investojnė nė vendin tonė shifra tė konsiderueshme, qė ndihmojnė tregun tonė tė punės, duke ulur papunėsinė.

ECIKS / Biznesi
 
 
| Site Map | Rreth ECIKS | Fillimi | Projekte | Lajme | Analiza | Publikime | Shërbime | Kontakt |
| Stafi | Rregullat e përdorimit | Lidhje / Nyje |

| Arkivi | Shqip | English |


Copyright 2003 - 2005 @ Eciks.org
Ēfarėdo forme e riprodhimit tė pjesėshėm apo tė terėsishėm pa leje me shkrim, ėshtė rreptėsisht e ndaluar.


 

 

Titujt e lajmeve të fundit

ECIKS sjellė investimet e para nė IT
Shtrenjtimi i karburanteve ndikon edhe nė ēmime tjera
PTK kėrkon drejtor tė ri kosovar
KEK tremb hajnat
ECIKS, AKM promovojnė Brezovicėn nė Vjenė



Analizat e Fundit

Kosovės nuk i duhet Gazpromi
Qeverisė i kėrcėnohet falimentimi
Kosovės i duhet perspektiva evropiane
Ekonomia nė kolaps – punė e madhe!
Ekonomia - motori i shuar i Kosovės!?



Publikimet e deritashme

Themelimi i kompanive the sistemi i tatimit ne Kosove
Themelimi i kompanive dhe tatimet nė Kosovė
Potencialet e sektorėve ekonomik dhe tė ndėrmarrjeve nė Kosovė
Udhėzues pėr hartimin e projekteve tė vogla financiare
Udhėzues pėr hartimin e studimit tė fizibilitetit

 


Eciks E-mail