|
Konsorciumi turk fiton tenderin pėr privatizimin e ALB-Telekom
Tiranė, 14 maj 2005 - Konsorciumi Tyrk-Telekom dhe Ēelik-Enerzhi ėshtė shpallur fitues i tenderit ndėrkombėtar qė u zhvillua para njė jave nė Tiranė pėr blerjen e ALB-Telekom tė vetmes shoqėri tregtare tė telefonisė fikse nė Shqipėri. Turqit ofrojnė 120 milionė euro pėr tė blerė 76% tė aksioneve ndėrsa pjesa tjetėr do t'i mbetet shtetit. Por ky privatizim po kundėrshtohet fort nga opozita e djathtė sė cilės i ėshtė bashkuar dhe partia e majtė e ish kryeministrit Ilir Meta. Mungesė transparence nė proces, ēmim abuziv: kėto janė argumentet kryesore me tė cilat kundėrshtohet privatizimi i ALB-Telekomit. Pėrkimi i pėrfundimit tė tenderit me periudhėn e zgjedhjeve parlamentare pėrbėn njė argument tjetėr qė opozita dhe metistėt tė kundėrshtojnė privatizimin. Ilir Bano, deputet i Partisė Demokratike qė vitin e kaluar drejtoi njė komision hetimor parlamentar pėr veprimtarinė ekonomiko-financiare tė ALB-Telekom e mbėshtet bindjen e tij pėr mungesė transparence nė faktin qė turqit u shpallėn fitues pa konkurrentė. Nga katėr kompanitė e pėrzgjedhura tre u tėrhoqėn nė momentin e fundit, gjė qė ėshtė pak bindėse pėr opozitėn. "Nuk mundet nė njė kompani tė tillė tė mos ketė interes pėr tė hyrė nga kompani tė tjera. Kjo ėshtė jashtė logjikės elementare ekonomike", -thonė Bano. Por Vaso Pano, drejtor nė Drejtorinė e Privatizimeve Strategjike nė Ministrinė e Ekonomisė pohon tė kundėrtėn: "Procesi ka qenė shumė transparent, i hapur me publikun. Ēdo produkt i kėtij mekanizmi kaq tė madh ėshtė bėrė publik nė mediat ndėrkombėtare dhe ato tė vendit dhe ai qė i kundėrvihet kėtij procesi nuk e njeh ligjin dhe procedurat ligjore".
Njė argument tjetėr i kundėrshtimit tė opozitės ėshtė ēmimi i ulėt sipas saj me tė cilin turqit kėrkojnė tė blejnė ALB-Telekomin. Zoti Bano mendon:" Ēmimi ėshtė abuziv. Kėtė e vėrteton p.sh. krahasimi me njė shtetet tė ngjashėm me tonin siē ėshtė Maqedonia. Atje u shit 50% kėtu 76%, atje ka 350.000 abonentė kėtu 250.000. Krahasimi i ēmimit pėr abonent tregon se nė Shqipėri shitja ėshtė 5,3 herė mė e lirė". Ndėrsa pėrfaqėsuesi i qeverisė Pano mbron idenė se ēmimi ėshtė real: "Nė njė ekonomi tregu reale ajo qė ka rėndėsi ėshtė vlera qė i ofrohet shitėsit nga blerėsi".
Opozita kėrkon anulimin e tenderit pasi sipas saj ai pėrbėn grabitje tė pasurisė kombėtare, rezultat tė korrupsionit nė sferat e larta tė qeverisė. Por pėrfaqėsuesi i qeverisė thotė se anulimi mund tė bėhet vetėm me ligj nga parlamenti. Mandati i tij skadon pas njė jave dhe nė Shqipėri nuk ka asnjė instancė qė tė vendosė se kush nga palėt ka tė drejtė.
ECIKS / DWelle
|