|
Bizneset: Duam kushte pėr tė eksportuar
Tiranė, 9 prill 2005 - Afrimi i hapjes sė tregut me BE-nė ka rritur presionin mbi ndėrmarrjet shqiptare qė tė pėrgatiten pėr njė kapitull tė ri konkurrence tė njė niveli mė tė lartė se sa atė me vendet e rajonit. Pėr kėtė qėllim me organizim tė Bashkimit Kombėtar tė Dhomave tė Tregtisė dhe Industrisė sė Shqipėrisė janė takuar dje nė Tiranė pėrfaqėsues biznesi, specialistė dhe pėrfaqėsues tė institucioneve shtetėrore. Bizneset kanė vėnė nė dukje problemin e barrierave tė shumta administrative qė ekzistojnė akoma nė porte, dogana, nė lidhje me vonesat nė rimbursimin e TVSH-sė dhe tė problemeve tė theksuara tė furnzimit me energji. Sipas Agim Hasanit, pronar i kompanisė tregtare Alcred, edhe pas urdhrit tė ministrit tė Financave, Arben Malaj, ka vonesa tė rimbursimit tė TVSH-sė, duke shkelur kėshtu vendimin e dalė nga vetė Ministria e Financave pėr rimbursim brenda 15 ditėsh. Ndėrkohė, Selami Xhepės, menaxher kėrkimesh pranė Qendrės Shqiptare pėr Tregtinė Ndėrkombėtare (ACIT), ka vėnė nė dukje problemet e furnizimit me energji tė bizneseve prodhuese si dhe tė diskriminimit tė eksportuesve shqiptarė gjatė radhės sė trajtimit tė dogana nga vetė doganierėt shqiptarė. Kėto dy elemente, ėshtė shprehur ai, tregojnė se qeveria nuk e ka aspak prioritare nxitjen e eksporteve siē zakonisht deklarohet. Xhepa parashikon se nėnshkrimi i tregtisė sė lirė do tė ēojė nė uljen e mundshme tė tarifave mesatare doganore me BE-nė nga 7.5 nė rreth 1.2 - 2.5 pėr qind. Mirėpo Xhepa ka theksuar gjithashtu se bizneset shqiptare kanė njė kėndvėshtrim tė gabuar pėr procesin e integrimit nė BE. Sipas tij: Nė njė pyetėsor tė realizuar pėr integrimin nė BE, 100 pėr qind e bizneseve janė pro kėtij procesi, ndėrsa nė lidhje me uljen e tarifave doganore raporti ka qenė 50 me 50 pėr qind, ēka tregon se integrimin nė BE bizneset shqiptare e shohin si njė menu ku mund tė zgjedhin ēfarė tė duan, gjė qė ėshtė e gabuar. Integrimi ėshtė njė paketė e plotė e cila nuk mund tė ndahet nė pjesė sipas interesave.
Luan Bregasi, kryetar i Dhomės sė Tregtisė sė Tiranės ka theksuar se gjatė fjalės sė tij se edhe pse Shqipėria ka avantazhe krahasuese pėr tė hyrė nė tregun europian, deri sa kėto avantazhe tė mos jenė tė drejtuara kundrejt tregut, kėto do tė ngelen thjesht vetėm potenciale. Bregasi nė fund tė takimit u shreh se do ti drejtohet drejtorit tė pėrgjithshėm tė KESH-it, Andis Harasani pėr tė pėrmirėsuar furnzimin me energji elektrike pėr bizneset dhe Ministrit tė Financave, Arben Malaj qė ta bėjė funksional vendimin e tij pėr rimbursimin e TVSH-sė brenda 15 ditėsh. Nėse qeveria nuk ka mundėsi tė na ndihmojė, atėherė sė paku mos tė na pengojė, ėshtė shprehur Bregasi. Ndėrsa Ismail Beka, drejtor i Agjencisė Gjermane pėr Mbėshtetje Teknike (GTZ) ėshtė i mendimt se tregtia e lirė me BE-nė do tė jetė veēanėrisht sfiduese pėr sektorin e bujqėsisė dhe pėr kėtė ėshtė shumė urgjente plotėsimi i standardeve sanitare dhe fito-sanitare. Ai ka kėrkuar ngritjen nga qeveria tė ngrejė sa mė shpejt qė tė jetė e mundur Autoritetin Kombėtar tė Ushqimit, pėr tė krijuar njė integrim tė strukturave tė kontrollit sanitar dhe fito-sanitar, qė aktualisht funksionojnė si shėrbime tė veēanta.
Ministri i Ekonomisė, Anastas Angjeli ka theksuar se procesi i integrimit nuk duhet parė si moment i shkėputur edhe pėr sa i pėrket ekonomisė. Edhe sfidat e biznesit pėr hapjen e tregjeve janė pjesė e kostos sė kėtij integrimi. Angjeli gjatė diskutimit tė tij ka theksuar se si pasojė e tregtisė sė lirė me vendet e rajonit, raporti i importeve ndaj eksporteve shqiptare ka rėnė nga raporti 1 me 8, qė ishte deri nė vitin 2003, nė 8 me 2.5 pėr vitin 2004. Por tė dhėnat e minsitrit Angjeli nuk janė tė sakta pasi, sipas raportit tė ACIT qė iu referohet tė dhėnave tė Drejtorisė sė Pėrgjithshme tė Doganave, importet nga rajoni kanė kaluar eksportet shqiptare pėr vitin 2004 nė raportin 3.8 me 1, pėrkatėsisht importet kanė qenė nė vlerėn e 165.57 milionė dollarė dhe eksportet nė vlerėn e 42.91 milionė dollarė (raporti 165.57/42.91=3.85).
ECIKS / Shekulli
|