|
Banka e Shqipėrisė ulė normėn bazė tė interesit me 0.5 %
TIRANĖ, 11 KORRIK 2003 - Banka e Shqipėrisė ulė normėn bazė tė interesit me 0.5 pėr qind. Mė shumė mundėsi kreditimi, ulje tė normės sė interesit pėr depozita, por njė inflacion stabėl gjatė muajve nė vijim. Kėshilli Mbikėqyrės i Bankės sė Shqipėrisė nė mbledhjen e fundit tė tij ka ulur normėn e marrėveshjeve tė riblerjes dhe pėr marrėveshjet e anasjellta nė 7.5 pėr qind. Kėshtu, Banka e Shqipėrisė do tė pranojė fonde nga bankat e nivelit tė dytė nė ankandet javore njė normė mė tė ulėt interesi, normė kjo qė do tė ndikojė nė uljen e tė gjithė normave tė interesit nė ekonomi. Burime zyrtare pranė bankės qendrore sqarojnė se Kėshilli Mbikėqyrės para se tė ulė normėn bazė tė interesit ka marrė parasysh parashikimet e inflacionit, faktorėt qė priten tė ndikojnė nė inflacion dhe ecurinė e kushteve monetare nė ekonomi. Rritja e normave tė interesit gjatė vitit 2002 dha ndikimin e vet pozitiv nė kthimin e parasė nė sistem dhe kontrollin e presioneve inflacioniste. Reduktimi i tyre gjatė vitit 2003 do t'i afrojė mė shumė normat e interesit me nivelet historike, pa prishur ekuilibrin e treguesve monetarė, tė rivendosur gjatė vitit 2003. Nga ana tjetėr, ulja e normave tė interesit do tė krijojė mė shumė hapėsirė pėr kreditimin e ekonomisė, nė mbėshtetje tė rritjes ekonomike. Burime pranė Bankės sė Shqipėrisė sqarojnė se Kėshilli Mbikėqyrės, mbajti gjithashtu parasysh problemet qė ekzistojnė pėr ecurinė e inflacionit dhe respektimin e objektivit tė tij nė fund tė vitit. Faktorė tė tillė si: pėrqendrimi i shpenzimeve buxhetore nė 6-mujorin e dytė tė vitit, elementet spekulative qė shoqėrojnė fushatat e zgjedhjeve dhe festat e fundvitit, shqetėsimet lidhur me gjendjen energjitike etj., parashikohet tė veprojnė mė sė shumti nė ekonominė shqiptare.
ECIKS/SHEKULLI
|