|
Shqipėri: rriten importet - ulet vetėm ai i birrės
Tiranė, 10 KORRIK 2003 - Pėr gjashtė-mujorin e parė tė kėtij viti treguesit sasiorė tė zhdoganimeve tė mallrave tė akcizės kanė pėsuar rritje. Sipas tė dhėnave nga Drejtoria e Pėrgjithshme e Doganave, nė krahasim me tė njėjtėn periudhė tė vitit tė kaluar janė zhdoganuar 293 tonė kafe mė tepėr. Ndėrkohė, dhe konsumi i duhanit gjatė po sė njėjtės periudhė ėshtė rritur ndjeshėm dhe kjo vihet re nė rritjen e importit tė kėtij malli. Sipas tė dhėnave zyrtare, gjatė periudhės janar- qershor janė zhdoganuar rreth 2383 tonė cigare. Ndėrsa gjatė sė njėjtės periudhė tė vitit tė kaluar janė zhdoganuar 1158 tonė cigare. Nė kėtė 6 mujor rritje tė ndjeshme kanė pėsuar dhe importet e karburanteve. Sipas tė dhėnave zyrtare, gjatė kėsaj periudhe janė zhdoganuar 38 540 tonė karburant mė tepėr se e njėjta periudhė e vitit 2002. E kundėrta ka ndodhur me zhdoganimet e birrės, treguesit e se cilės kanė pėsuar njė ulje tė ndjeshme dhe pse konsumi i kėtij malli ėshtė rritur. Sipas specialistėve, rėnia e zhdoganimit tė birrės nė krahasim me tė njėjtėn periudhė tė vitit tė kaluar, ka ndodhur pėr shkak tė rritjes sė prodhimit dhe tė konsumit tė prodhimit vendės.
ZHDOGANIMET
- KAFE
Janė zhdoganuar 2325 tonė nga 2032 tonė kafe qė janė zhdoganuar gjatė sė njėjtės periudhė tė vitit 2002.
- CIGARE
Janė zhdoganuar 2383 tonė nga 1158 tonė cigare qė janė zhdoganuar gjatė sė njėjtės periudhė tė 2002.
- KARBURANT
Janė zhdoganuar 153 379 tonė nga 114 839 tonė qė janė zhdoganuar gjatė sė njėjtės periudhė tė 2002
ECIKS / GAZETA SHQIPTARE
|