|
ShBA-tė nuk nėnshkruajnė marrėveshjen e Kyotos
Washington, 16 shkurt 2005 - Shtėpia e Bardhė thotė se ka arėsye tė forta pėr tė mos e nėnshkruar Protokollin e Kyotos mbi ngrohjen globale, i cili hyri nė fuqi para njė ore.
Zėdhėnėsi i Shtėpisė sė Bardhė, Scott McClellan, tha tė martėn se Shtetet e Bashkuara janė nė krye tė shkencės sė ndryshimeve klimatike. Ai theksoi se administrata e Presidentit Bush po shqyrton rrugėt pėr pakėsimin e ēlirimit tė gazrave tė dėmshėm, pėrfshirė rritjen e standarteve pėr motorė ekonomikė tė makinave dhe pėr hedhjen nė treg brenda 15 vjetėsh tė automjeteve me hidrogjen.
Mė parė, Japonia tha se do tu kėrkojė Shteteve tė Bashkuara tė bashkohen me 140 vendet qė e kanė ratifikuar marrėveshjen. Shtetet e Bshkuara u tėrhoqėn nga pakti nė vitin 2001 duke pėrmendur dėmet e mundshme ndaj ekonomisė amerikane.
Protokolli i Kyotos ėshtė njė pėrpjekje globale pėr tė pakėsuar prodhimin e gazrave, pėr tė cilat shumė shkencėtarė thonė se kontribuojnė nė rritjen e temperaturave globale.
ECIKS / VoA
|