Fillimi
Rreth ECIKS
Projekte
Lajme
Analiza
Publikime
Shërbime
Forumi
Arkivi
Stafi
Contact
Lidhje

Përdorimi

Shqip
English


Fletët janë të
optimuara për
rezolucionin
1024 x 768

Programuar nga:


 
 
 
   

| Te gjitha| Kosove | Rajon | Bote |

 

Transporti shqiptar fiton tė drejtat nė Itali


Tiranė, 7 shkurt 2004 - Shqipėria ka njė marrėveshje pėr transportin rrugor me Italinė, nė bazė tė sė cilės, kompanitė shqiptare tė transportit ndėrkombėtar kanė tė drejta reciproke nė territorin italian. Por gjatė katėr viteve tė fundit, pala shqiptare ka qenė e diskriminuar pėr shkak se lejet e dhėna nga Ministria e Tranportit kanė qenė tė kufizuara nė numėr, kundrejt atyre italiane, ndėrsa maunet shqiptare janė detyruar tė paguajnė taksa shtesė nė territorin italian.

Disa nga problemet qė kanė penguar zhvillimin transportit ndėrkombėtar midis vendit tonė dhe Italisė mund tė marrin fund. Zgjidhja pritet tė vijė nga nėnshkrimi i njė marrėveshjeje mbi rregullimin reciprok tė transportit ndėrkombėtar tė mallrave dhe udhėtarėve mes Shqipėrisė dhe Italisė. Instrumentet e miratimit tė kėsaj marrėveshjeje janė nėnshkruar tri ditė mė parė nė kryeqytetin italian, pranė selisė sė Ministrisė sė Punėve tė Jashtme nė Romė. Pėr palėn shqiptare instrumentet pėr miratimin e marrėveshjes janė nėnshkruar nga vetė ambasadori i jashtėzakonshėm dhe fuqiplotė i Republikės sė Shqipėrisė nė Itali, Pavli Zėri, ndėrsa pėr palėn italiane marrėveshja ėshtė nėnshkruar nga Avokati i Shtetit Ivo M. Braguaglia, njėkohėsisht edhe shef i Ēėshtjeve Diplomatike dhe tė Traktateve nė Ministrinė e Punėve tė Jashtme tė Italisė. Pas nėnshkrimit u shkėmbyen instrumentet e miratimit te marrėveshjes ndėrmjet dy vendeve tona mbi rregullimin reciprok tė transportit ndėrkombėtar tė mallrave dhe udhėtarėve. Lajmi ėshtė bėrė i ditur nga burime pranė Ministrisė sonė tė Transportit dhe Telekomunikacioneve.

Problemet qė priten tė zgjidhen
Me hyrjen nė fuqi tė kėsaj marrėveshjeje do iu hapet rrugė proceseve tė mėtejshme lidhur me procedurat qė synojnė lehtėsimin e detyrimeve reciproke nė dobi tė transportuesve nė tė dy brigjet e Adriatikut. Nė kėtė marrėveshje, me anė tė njė neni tė veēantė do mundėsohet institucionalizimi i marrėdhėnieve midis dy vendeve pėr zgjidhjen e problemeve nė fushėn e transportit ndėrkombėtar.

Nė tė kaluarėn, makinat apo maunet qė kalonin prej Italisė nė drejtim tė Shqipėrisė dhe anasjelltas duhet tė ishin tė pajisura me njė leje kalimi, qė ndryshe njihet edhe si "disvolta". Kjo leje kalimi ishte mjaft e kufizuar nė numėr dhe, sipas marrėveshjeve tė mėparshme me shtetin fqinj, ato duhej tė ishin tė barabarta nė numėr pėr tė dy shtetet. Transportuesit shqiptarė pajiseshin me kėtė lejė kalimi nga Ministria e Transporteve dhe Telekomunikacioneve kundrejt plotėsimit tė procedurave pėrkatėse si edhe pagesės prej 10 USD. Ndėrsa Ministria italiane e Transportit, nga ana e saj, mund tė pajiste vetėm shtetasit italiane me kėtė lejė kalimi, qė u kushtonte rreth 90 euro. Numri i kufizuar i lejeve tė kalimit pėr mjetet e transportit krijonte raste abuzimi dhe korrupsioni. Kėshtu, nė “tregun e zi” ēmimi i saj shumėfishohej, madje ky ēmim pėr transportuesit shqiptarė mund tė shkonte nė 200 USD. “Leja e kalimit ka kushtėzuar transportin e automjeteve dhe mallrave drejt Italisė, si pasojė e ryshfeteve”, - shprehet Kujtim Hashorva specialist nė fushėn e transportit. Gjithashtu, sipas tij, transportuesit shqiptarė janė nga tė vetmit nė Europė qė paguajnė taksėn e quajtur “e drejta fikse” (diritto fisso). Nga kjo marrėveshje pritet edhe pėrmirėsimi i kuadrit ligjor tė transportit ndėrkombėtar mbi faktorėt ambientalė, marrjen e masave kufizuese, rishikimin e lejeve tė vjetėruara etj.

ECIKS / Shekulli
 
 
| Site Map | Rreth ECIKS | Fillimi | Projekte | Lajme | Analiza | Publikime | Shërbime | Kontakt |
| Stafi | Rregullat e përdorimit | Lidhje / Nyje |

| Arkivi | Shqip | English |


Copyright 2003 - 2005 @ Eciks.org
Ēfarėdo forme e riprodhimit tė pjesėshėm apo tė terėsishėm pa leje me shkrim, ėshtė rreptėsisht e ndaluar.


 

 

Titujt e lajmeve të fundit

ECIKS sjellė investimet e para nė IT
Shtrenjtimi i karburanteve ndikon edhe nė ēmime tjera
PTK kėrkon drejtor tė ri kosovar
KEK tremb hajnat
ECIKS, AKM promovojnė Brezovicėn nė Vjenė



Analizat e Fundit

Kosovės nuk i duhet Gazpromi
Qeverisė i kėrcėnohet falimentimi
Kosovės i duhet perspektiva evropiane
Ekonomia nė kolaps – punė e madhe!
Ekonomia - motori i shuar i Kosovės!?



Publikimet e deritashme

Themelimi i kompanive the sistemi i tatimit ne Kosove
Themelimi i kompanive dhe tatimet nė Kosovė
Potencialet e sektorėve ekonomik dhe tė ndėrmarrjeve nė Kosovė
Udhėzues pėr hartimin e projekteve tė vogla financiare
Udhėzues pėr hartimin e studimit tė fizibilitetit

 


Eciks E-mail