|
Parlamenti shqiptar miraton paketėn fiskale
Tiranė, 8 dhjetor 2004 - Parlamenti i Shqipėrisė miratoi gjatė punimeve tė fundit "Paketėn Fiskale 2005", duke lėnė thuajse tė pandryshuar strukturėn e neneve tė tij. Dje nė orėt e vona tė mbrėmjes, pas debatesh tė shumta, paketa e re mori dritėn jeshile me 67 vota pro dhe 34 vota kundėr. Pas numėrimit nuk rezultoi asnjė votė abstenim. Pavarėsisht nga konfliktet qė Partia Demokratike ka pasur sė fundmi me aleatėt e saj, kėta tė fundit janė pozicionuar krahas PD-sė, me votat e tyre kundėr paketės sė re. Gjithashtu edhe deputetėt e Lėvizjes Socialiste pėr Integrim, kanė votuar kundėr paketės sė vitit tė ardhshėm. Nga ana tjetėr, votat e socialistėve dhe pėrkrahėsve tė tyre tė spektrit tė majtė, vendosėn rezultatin pėrfundimtar. Ashtu siē pritej, ministri i Financave Arben Malaj, dhe ai i Ekonomisė Anastas Angjeli, para votimit, e cilėsuan paketėn e re fiskale si njė arritje nė drejtim tė konsolidimit fiskal dhe rritjes ekonomike.
"Sot kjo paketė duhet tė votohet, sepse ėshtė njė siguri pėr ekuilibrat fiskale, ėshtė njė mbėshtetje pėr sipėrmarrjen e lirė dhe ėshtė njė nxitje e mėtejshme pėr formalizimin e ekonomisė, tha Malaj. Deklarata e ministrit tė Financave ėshtė ndjekur nga ajo e sekretarit tė pėrgjithshėm tė PD-sė Ridvan Bode, i cili e konsideroi "Paketėn Fiskale 2005", njė dėshtim tė qeverisė nė drejtim tė misionit tė saj pėr integrim europian. Bode kritikoi abuzimet qė synohen tė bėhen nėpėrmjet tė ashtuquajturave reforma nė paketėn e re, duke theksuar se falė politikave qė janė ndjekur dhe vazhdojnė tė ndiqen nga qeveria, Shqipėria renditet e fundit nė rajon pėr shumė tregues tė rėndėsishėm fiskalė.
Gjithashtu edhe deputeti i PDR-sė Dashamir Shehi e kritikoi rėndė dokumentin e paraqitur pėr miratim, duke thėnė se nėpėrmjet kėsaj pakete nuk duhet synuar tė ndihmohet vetėm qeveria, por edhe interesat e biznesit dhe tė qytetarėve. Ai gjithashtu nėnvizoi se kjo paketė vuan nga tė meta serioze, tė cilat nuk janė marrė parasysh, tė tilla si sigurimet shoqėrore. Pas miratimit tė "Paketės Fiskale 2005", nė Kuvend do tė diskutohet pėr "Projketbuxhetin 2005" dhe pritet qė tė ketė kundėrshtime tė shumta nga deputetėt e PD-sė, PDR-sė dhe LSI-sė. Pėrsa i pėrket "Projektbuxhetit 2005", pritet qė paraditen e sotme tė prezantohet nė Kuvend dhe mė pas tė nisin diskutimet nė komisionin parlamentar tė Ekonomisė dhe Financave. Projektbuxheti do tė votohet pas rreth dy javėsh nė Parlament.
ECIKS / Shekulli
|