Fillimi
Rreth ECIKS
Projekte
Lajme
Analiza
Publikime
Shërbime
Forumi
Arkivi
Stafi
Contact
Lidhje

Përdorimi

Shqip
English


Fletët janë të
optimuara për
rezolucionin
1024 x 768

Programuar nga:


 
 
 
   

| Te gjitha| Kosove | Rajon | Bote |

 

Gjermania dhe Shqipėria bisedojnė pėr bashkėpunimin ekonomik


Tiranė, 2 dhjetor 2004 - Dje nė Tiranė Gjermania filloi bisedimet me qeverinė e Shqipėrisė pėr fushat e bashkėpunimit tė mėtejshėm ekonomik dhe financiar mes dy vendeve. Burime nga ambasada gjermane nė Tiranė thanė pėr DW se fushat e bashkėpunimit do tė jenė turizmi, energjia, financat dhe ekonomia. Protokolli i bashkėpunimit do tė pėrfshijė edhe decentralizimin e pushtetit lokal, ku Gjermania po jep njė kontribut tė spikatur. Njė prej projekteve tė saj mė tė sukseshme ėshtė ai qė pėrfshiu 8 bashki tė Shqipėrisė dhe realizoi binjakėzimin e tyre me qytete gjermane.

Gjermania do tė zhvillojė kėtė javė bisedime qeveritare nė Tiranė pėr fushat e bashkėpunimit tė mėtejshėm me Shqipėrinė. Ky bashkėpunim ngrihet nė njė traditė suksesesh tė arritur nga njė sėrė projektesh tė financuar nga qeveria gjermane permes organizmave te saj te bashkepunimit ekonomik dhe financiar me jashtė. Mes tyre njė vend tė spikatur zėnė edhe ato projekte qė synojnė tė ndryshojnė mentalitetin e njerėzve qė drejtojnė komunitetin, tė zgjedhurit e pushtetit lokal.

Hans Alfeld drejton prej katėr vitesh projektin pėr decentralizimin e pushtetit vendor dhe modernizimin e shėrbimeve bashkiake. Projekti pėrfundon ne fund tė kėtij viti. Ai u financua nga Ministria Federale pėr Bashkėpunim Ekonomik dhe u konkretizua nga GDZ (GTZ) siē njihet nė Shqipėri shoqata gjermane e bashkėpunimit teknik. Hans Alfeld ndihet krenar qė mori pėrsipėr kryerjen e njė projekti tė tille, deri me sot i pari nė Shqipėri.

"Kjo ėshtė detyra mė e rėndėsishme nė jetėn time -thotė ai. Kam qenė pėr 17 vite kryetar bashkie nė Gjermani dhe ndihem i entuziazmuar nga Shqipėria dhe njerėzit e saj shumė tė dashur.

Kur pranova kėtė detyrė sapo isha zgjedhur pėr herė tė tretė, kryetar bashkie, vazhdon zoti Alfeld. Nė Gjermani mandati i kryetarit tė bashkisė nė disa lande zgjat tetė vjet."

Duket se Zoti Ahlfeld nuk e pati tė vėshtirė tė linte mandatin e tretė tė kryebashkiakut nė Hauzen, 100 km larg Shtutgardit dhe tė vinte nė Tiranė.

"Nė parim ėshtė shumė e thjeshtė, shpjegon ai. Europa nuk mund tė jetė pa Shqipėinė dhe Shqipėria nuk mund tė jetė pa Europėn. Nga mėnyra se si m“u paraqit ky projekt nuk ishte gjė tjetėr veē tė bėja nė Shqipėri atė qė kisha bėrė gjatė gjithe jetės: qeverisjen vendore dhe decentralizimin e saj."

Duke dhėnė disa hollėsi pėr projektin, qė tanimė pothuaj ka pėrfunduar, Hans Alfeld thotė se ai u financua nga Ministria Federale Gjermane pėr Bashkėpunim Ekonomik me njė shumė prej 8 milion eurosh dhe u shtri nė bashkitė e 8 qyteteve: Shkodėr, Elbasan, Korēė, Pogradec, Lushnjė, Kuēovė, Berat dhe Maminas.

Projekti mori pėrsipėr qė planifikimin urban tė qyteteve, ēėshtjet financiare dhe taksat vendore, mirėmbajtjen e sipėrfaqjeve tė gjelbera, tė rrugėve dhe trotuareve, menaxhimin e pronave publike, marrėdhėniet me qytetarėt tė kryhen sipas modelit gjerman, pra europian. Pėr kėtė qėllim u krye edhe binjakėzimi i qyteteve ku u shtri projekti me qytete gjermane por edhe ndėrkufitare. Kucova me Trosingen, Elbasani me Vajlhaim, Shkodra me Dorsden, Pogradeci me Strugen, Ohrin dhe kėshtu me rradhė.

Hans Alfeld shpjegon se ėshtė nė proces pėrfundimtar partneriteti mes Bashkisė sė Shkodrės, me Bashkitė e Malit te Zi dhe ato tė Kosoves, gjė qė do tė finalizohet nė njė takim tė afėrt qė do tė zhvillohet nė Shkodėr.

"Takim ėshtė nė Shkodėr, thotė nė shqip ai, me kryetarin e bashkisė sė Podgoricės, Ulqinit,Budves. Nga pala shqiptare do tė marrin pjesė bashkia e Kukėsit, Bajram Currit, Pukės, Shkodrės, si edhe kryetarėt e tetė bashkive nė Kosovė."

Rezultatet nė qytetet ku u zhvillua projekti janė tė dukshme pėr kėdo. Qytetet janė mė tė pastra, ka njė planifikim mė tė mirė urban, administratė mė efikase dhe mbi tė gjitha ndėrgjegjėsim tė qytetarėve pėr tė drejtat dhe detyrat e tyre nė qeverisjen e qytetit. Por nė rradhė tė parė rezultati mė kuptimplotė i kėtij projekti ėshtė njė mentalitet i ri pėr qeverisjen vendore i cili pėrbėn njė model pėr gjithė vendin.

"Dua tė them - thekson Hans Alfeld, qė autonomia vendore ėshtė nė rradhe tė pare ēėshtje mentaliteti. Nė landet e ish Republikės Demokratike tė Gjermanise kemi patur raste tė njohimn pasojat e njė pushteti vendor tė centralizuar si nė Shqipėri. Pra e njohim situatėn. Gjatė kėtyre katėr viteve na u desh t“i ndryshonim mendjet e njerėzve. Pushteti lokal nė Berat e di mė mirė se pushteti qendror nė Tiranė se ēfarė nevojash ka qyteti. Mė pėrpara Tirana jepte urdhėra, tani bashkitė qė u pėrfshinė nė kėtė projekt mund tė vendosin vetė dhe njėherazi tė mbajnė pėrgjegjėsi pėr vendimet qė marrin.

Hap pas hapi, pak nga pak, thotė Alfeld, qeveria qendrore duhet t“i delegojė detyra tė tjera pushtetit vendor. Pas kater vitesh bashkite dinė se si t“i mbrojne interesat e tyre pėrballė pushtetit qendror. Shoqata e Bashkive,do tė transmetojė kėtė pėrvojė edhe nė tė 58 bashkitė e tjera qė ka Shqipėria. Me anė tė njė mentaliteti tė ri. Dhe padyshim punė, thotė nė shqip Hans Alfeld, shprehjen e njohur pėr ēdo shqiptar. "Punė, punė natė e ditė qė tė shohim pakėz dritė".

ECIKS / DWelle
 
 
| Site Map | Rreth ECIKS | Fillimi | Projekte | Lajme | Analiza | Publikime | Shërbime | Kontakt |
| Stafi | Rregullat e përdorimit | Lidhje / Nyje |

| Arkivi | Shqip | English |


Copyright 2003 - 2005 @ Eciks.org
Ēfarėdo forme e riprodhimit tė pjesėshėm apo tė terėsishėm pa leje me shkrim, ėshtė rreptėsisht e ndaluar.


 

 

Titujt e lajmeve të fundit

ECIKS sjellė investimet e para nė IT
Shtrenjtimi i karburanteve ndikon edhe nė ēmime tjera
PTK kėrkon drejtor tė ri kosovar
KEK tremb hajnat
ECIKS, AKM promovojnė Brezovicėn nė Vjenė



Analizat e Fundit

Kosovės nuk i duhet Gazpromi
Qeverisė i kėrcėnohet falimentimi
Kosovės i duhet perspektiva evropiane
Ekonomia nė kolaps – punė e madhe!
Ekonomia - motori i shuar i Kosovės!?



Publikimet e deritashme

Themelimi i kompanive the sistemi i tatimit ne Kosove
Themelimi i kompanive dhe tatimet nė Kosovė
Potencialet e sektorėve ekonomik dhe tė ndėrmarrjeve nė Kosovė
Udhėzues pėr hartimin e projekteve tė vogla financiare
Udhėzues pėr hartimin e studimit tė fizibilitetit

 


Eciks E-mail