|
Paratė e VEFA u pastruan nė Zvicėr
Zürich, 6 nėntor 2004 – Nė fund tė vitit 1996, nė aeroportin e Zyrihut u arrestua njė person, i cili po vinte nga Tirana. Shkaku i kėtij arrestimi ishte ēanta plot me para, qė ai kishte me vete. Gjatė pyetjeve tė policisė zvicerane mbi prejardhjen e parave, i arrestuari kishte deklaruar se ato ishin tė firmės piramidale tė Vehbi Alimuēės, “Vefa Holding” dhe se po i sillte nė Zvicėr, pėr t’ia dorėzuar njė firme. Mė vonė, autoritetet zviceriane zbuluan se ishte fjala pėr njė firmė tė biznesmenit kosovar, Hajdin Sejdia. Sipas burimeve nga Gjykata e Zyrihut, kėtė firmė dhe firma tė tjera nė Zvicėr, pėr Hajdin Sejdinė i administronte njė avokat zviceran. Tė mėrkurėn, avokati 79 –vjeēar Von Planta ka dalė para gjyqit, i akuzuar se nė vitin 1996 pėr Sejdinė ka pastruar 10,5 milionė franga, tė dėrguara nė Zvicėr nga piramidat shqiptare. Sipas gjyqtarit, akovati kishte bėrė biznese nė favor tė Hajdinė Sejdisė, i cili nga ana e tij mbante lidhje me biznesmenin e dyshimtė nga Tirana, Vehbi Alimuēaj.
Vendimi
Tė mėrkurėn, Gjyqi i Qarkut nė Zyrih e shpalli fajtor avokatin e moshuar, Von Planta me akuzėn e pastrimit tė parave. Ai u dėnua me dy vjet e gjysmė burg, pasi paratė e administruara prej tij kanė pasur prejardhje kriminale. Gjykata e shpalli fajtor avokatin, njė ish-kolonel nė ushtrinė e Zvicrės, pėr futjen nė Zvicėr tė 10.5 milionė frangave nga njė piramidė mashtruese financiare, e cila ishte ngritur nė Shqipėri nga Vehbi Alimuēa. Sipas gjykatės, pėr kėtė gjė ka pasur mjaft tė dhėna, ndaj edhe avokati zvicerian duhej tė dyshonte.
Pastrimi i parave
Aktakuza kundėr avokatit tregon mėnyrėn sesi janė pastruar nė Zvicėr, paratė e kreditorėve shqiptarė. Avokati, pasi merrte paratė nga Shqipėria, punonte si bankė private e Sejdisė. Ai i shpėrndante paratė nė 10 llogari tė ndryshme nė gjashtė banka nė Zvicėr. Mė pas fillonte njė tjetėr shpėrndarje e parave, nėpėr shtatė banka tė tjera. Sipas akt-akuzės, shpėrndarja e dytė ėshtė bėrė nė 21 llogari tė depozituara nė shtatė banka tė tjera nė Zvicėr. Kėshtu synohej tė humbisnin gjurmėt e prejardhjes sė parave dhe tė bėhej pastrimi i tyre. Sa herė qė Hajdin Sejdisė i duheshin para, ai shkonte te avokati i tij dhe i merrte. Sipas tė dhėnave, tė bėra publike nė gjyqin e avokatit Von Planta, ky i fundit kishte tėrhequr disa herė para pėr llogari tė Sejdisė. Me paratė e kreditorėve tė VEFA-s, avokati zvicerian ka blerė njė vilė luksoze pėr 1,6 milionė franga, pėr Sejdinė. Mėsohet se kjo vilė e konfiskuar, gjendet nė Küsnacht afėr Zyrihut, buzė liqenit; kjo pjesė nga zviceranėt quhet “bregdeti i artė”. Avokati Von Planta u shpall fajtor jo vetėm pėr pastrim tė parave, por edhe pėr shkeljen e ligjit pėr blerjen e pronave. Gjykata e Zyrihut ka vendosur qė avokati i Sejdisė duhet tė paguajė njė gjobė prej 250 mijė frangash, 12 mijė pėr shpenzimet gjyqėsore dhe gati 1,2 milionė franga pėr shitjen e vilės luksoze.
ECIKS / Shekulli
|