|
Shqipėri: ulen interesat e kredive nė lekė
Tiranė, 15 tetor 2004 - Rėnia e herė pas hershme e normės bazė tė interesit si dhe pritjet pėr futjen nė tregun e kredisė tė bankės RZB duket se kanė shtyrė bankat shqiptare qė tė ulin normėn e interesit tė kredisė nė lekė.
Njė ndryshim i rėndėsishėm strukturor pritet tė ndodhė nė tregun bankar shqiptar pas hyrjes nė tregun e kredive tė Raiffeisen Bank. Banka mė e madhe nė Shqipėri zotėron pjesėn dėrrmuese tė depozitave nė lekė dhe ka deklaruar se do tė fillojė gjithashtu tė japė kredi nė lekė. Por kėtu ka njė problem: Normat e interesit tė lekut, si nė terma nominale, ashtu edhe reale, janė shumė mė tė larta se ato nė valutė, pavarėsisht uljeve tė dy viteve tė fundit. Nga njė vėzhgim i normave tė interesit pėr kreditė qė aplikojnė bankat shqiptare vihet re njė tendecė pėr tė ulur koston e kredisė nė lekė. Kjo rėnie, pavarėsisht se e vonuar, pritet qė tė ndikojė pozitivisht nė nivelin e kreditimit nė lekė i cili aktualisht ėshtė nė nivele shumė tė ulėta.
Rėnia e herė pas hershme e normės bazė tė interesit si dhe pritjet pėr futjen nė tregun e kredisė tė bankės RZB duket se kanė shtyrė bankat shqiptare qė tė rishikojnė seriozisht normėn e interesit tė kredisė nė lekė.
Banka RZB, e cila grumbullon mbi gjysmat e depozitave tė shqiptarėve, ditėt e fundit paralamėroi njė ortek kredish nė tregun shqiptar. Meqė kjo bankė pjesėn dėrrmuese tė depoozitave tė saj e ka nė lekė, pritet qė edhe pjesėn dėrrmuese tė kėsaj kredie tė re ta japė nė monedhėn kombėtare.
Ulja e interesave, pasojė e bonove
Ndėrkohė qė tė gjitha banka kanė nxituar qė tė pėrshtasin normėn e interesit pėr depozitat me rėnien e normės sė interesit pėr REPO-t, kjo gjė nuk ka ndodhur edhe me kreditė. Kėshtu, pėr periudhėn prill-tetor gjatė sė cilės norma baznė e interesit ka rėnė 4 herė, ma 6.25 % nė 5.5 %. Nė tė njėjtėn poriudhė norma e interesit pėr depozitat ka rėnė mesatarisht 1.25 pėr qind. Norma e interesit pėr kreditė ka pėsuar rėnie pėr njė numėr tė kufizuar bankash tek tė cilat ka pasur rėnie tė konsiderueshme tė saj. Ndikimin mė tė madh nė uljen e normave tė interesit pėr kreditė nė lekė e ka dhėnė ulja e konsiderueshme e emetimeve tė bonove tė thesarit. Nė ankandet e muajve tė fundit, bankat kanė kėrkuar deri nė dy herė mė shumė bono sesa shuma e pranuar. Kjo ka ulur interesat e bonove si dhe ka krijuar shumė likujditet nė lekė pėr bankat. Kėto tė fundit po kėrkojnė treg tė ri pėr kėto para pikėrisht tek kreditimi.
Historiku i normės sė REPO-ve
Pas reduktimit me 2 pėr qind tė normės sė REPO-ve pėr vitin 2003, Banka e Shqipėrisė ka ulur edhe me 1 pėr qind nivelin e tyre pėr vitin 2004.
Kėshtu ulja e parė ka qenė nė muajin prill kur pas miratimit tė FMN-sė BSH ul normėn e bazė nga 6.5 pėr qind nė 6.25 pėr qind. Kanė kaluar vetėm dy javė kur nė muajin maj BSH shpall reduktimin e ri tė normės bazė e cila nga 6.25 pėr qind bėhet 6 pėr qind. Gjatė muajve qershor dhe korrik BSH ul dhe dy herė tė tjera me nga 0.25 pėr qind normėn bazė tė interesit nė ekonomi duke e ēuar atė nė nivelin qė ka edhe sot, 5.5 pėr qind.
ECIKS / Biznesi
|