|
Janar-Mars: investimet e huaja 27 milionė dollarė
Investimet e huaja direkte pėr periudhėn janar-mars tė kėtij viti nė Shqipėri vlerėsohen tė kenė qėne jo mė shumė se 27 milionė dollarė. Ndėrkohė qė sipas parashikimeve tė Ministrisė sė Ekonomisė niveli i investimeve nė fund tė kėtij vitit pritet tė arrijė nė 160 milionė dollarė, pa llogaritur kėtu investimet qė mund tė pėrftohen nėpėrmjet procesit tė privatizimit. Por, nėse ecuria e investimeve tė huaja gjatė gjithė vitit ėshtė e njėjtė me tremujorin e parė tė vitit, objektivi i Ministrisė sė Ekonomisė, jo vetėm qė rrezikohet tė mos arrihet, por niveli i tyre mund tė jetė mė i ulėt se njė vit mė parė. Banka e Shqipėrisė sqaron se, hyrjet monetare nėpėrmjet investimeve direkte nė tremujorin e parė u pėrqendruan nė fushėn e industrisė sė nxjerrjes dhe tė pėrpunimit tė mineraleve tė lėngshme. Ndėrsa kreditė dhe huatė qė qeveria shqiptare ka marr borxh prej organzitave tė huaja dhe qeverive tė vendeve tė tjera kanė qenė mė tė larta se, investimet direkte. Lėvrimet e kredive nga jashtė (pėrfshirė edhe pėrdorimin e huave nga FMN) vlerėsohen 23 milionė dollarė nga tė cilat 74.7 pėr qind, kanė shkuar nė favor tė sektorit tė qeverisė duke ēuar nė rritjen e borxhit tė jashtėm tė kėtij sektori. Financuesi kryesor mbetet Banka Botėrore nėpėrmjet Agjencisė Ndėrkombėtare tė Zhvillimit (IDA). Sipas njė parashikimi qė ka bėrė Agjencia pėr nxitjen e investimeve tė huaja nė fund tė vitit 2006 investimet e jashtme direkte do tė arrijnė nivelin e 400 milionė dollarėve.
ECIKS / KORRIERI
|