|
Rritje mė e vogėl e ekonomisė shqiptare
Tiranė, 1 tetor 2004 - Ecuria ekonomike e vendit nuk ka qenė sipas parashikimeve qė janė deklaruar nga qeveria apo nga Banka e Shqipėrisė dhe tė dhėnat zyrtare qė janė publikuar ditėn e djeshme nga Instituti i Statistikės tregojnė se ekonomia e vendit ėshtė nė rėnie. Nė raportin e publikuar nga INSTAT, ku janė pėrfshirė tė dhėnat pėr Prodhimin e Brendshėm Bruto pėr vitet 1996-2002, bėhet e ditur se niveli i treguesit kryesor tė ekonomisė ka ardhur gjithmonė nė rėnie, duke shėnuar minimumin qė prej vitit 1992 (pėrjashtojmė vitin 1997). Kėshtu, shifra e Prodhimit tė Brendshėm Bruto pėr vitin e fundit tė raportit tė INSTAT ėshtė 3.4 pėr qind. Me termat e volumit (d.m.th. pa influencat e ndryshimit tė ēmimeve), PBB shqiptar u rrit me 3.4 pėr qind nė 2002 krahasuar me vitin 2001, rritje kjo mė e ulėta gjatė periudhės 1998 2002, -citojnė nė raport specialistėt e Institutit tė Statistikės. Po tė shikosh tė dhėnat e ofruara dje, ėshtė e qartė se rritja ekonomike ka ardhur nė ulje qė prej vitit 1998, duke kapur shifrėn varfėruese tė vitit 2002. Kėshtu nė vitin 1998, INSTAT bėn tė ditur se rritja ekonomike ka qenė 12.7 pėr qind, ndėrsa njė vit mė vonė ky tregues ėshtė ulur me afro 2.5 pėr qind duke arritur nė 10.1 pėr qind. Njė ecuri e njėjtė ėshtė vėnė re pėr dy vitet e tjera nė vazhdim, ku gjatė viteve 2000 dhe 2001, PBB ka shėnuar normat prej 7.3 e 7.2 pėr qind, por dhe kėto janė tregues jo tė mirė pasi vijnė pas normės 10.1 pėr qind tė vitit 1999. Nė pėrgjithėsi, treguesi i rritjes ekonomike pėr vitet qė lamė pas ka qenė brenda parashikimeve tė deklaruara, duke pėrjashtuar kėtu vitin 2002. Specialistė tė ekonomisė, duke parė normat e PBB-sė shprehen pesimistė pėr ecurinė ekonomikė pasi treguesi ka ardhur gjithmonė nė rėnie. Ata dyshojnė se dhe pėr dy vitet e fundit do tė ketė ndryshime tė normės sė rritjes ekonomike. Nga ana e kreut tė qeverisė, gjatė dy viteve tė fundit ėshtė deklaruar pėr njė normė prej 6 pėr qind tė rritjes ekonomike, por asgjė nuk ėshtė e sigurtė po tė shikosh ecurinė sipas shifrave tė INSTAT. Nė fakt, ky vlerėsim paraqet njė krizė tė rėndė tė ekonomisė shqiptare, pėr arsye se ndonėse rritja ekonomike e vitit 2003 dhe parashikimi i kėtij viti ėshtė nė 6 pėr qind, asgjė nuk mund tė thotė se kjo ėshtė e saktė. Shifra e ulėt ėshtė regjistruar nė njė vit kur tensionet politike kanė qenė tė dukshme dhe ka ndodhur ndryshimi i qeverisė. Gjatė vitit tė kaluar, shpenzimet buxhetore, zėri mė i rėndėsishėm e qė jep 30 pėr qind tė PBB-sė, u realizuan nė masėn 89 pėr qind.
INSTAT
"Gjatė vitit 2002, vlera e produkteve dhe shėrbimeve tė prodhuara nga ekonomia shqiptare, PBB, arriti nė rreth 630 miliardė lekė, e cila ėshtė ekuivalente me prodhimin e 203 mijė lekė ose 1.451 dollarė USA pėr person", -thuhet nė raportin e INSTAT. Specialistėt e INSTAT kanė vėnė nė dukje se sektori mė dinamik nė strukturėn e PBB-sė, gjatė kėtyre viteve, vazhdon tė jetė ai i shėrbimeve (tregti, transport e komunikacion, shėrbime), aktivitetet e tė cilit, si rezultat i ristrukturimit tė ekonomisė, gjatė vitit 2002, arritėn nė 55.6 pėr qind, nga rreth 52 pėr qind shėnuar nė vitin 2000. Kontributin mė tė rėndėsishėm nė formimin e PBB-sė gjatė vitit 2002 e dha dega "Bujqėsi, Pyje, Peshkim" me 26 pėr qind nga rreth 33 pėr qind qė zinte nė vitet 1996-1998, mė pas dega "Shėrbime tė tjera" me 25.8 pėr qind e ndjekur nga dega "Tregti, Hotele dhe Restorante". Dega "Bujqėsi, Pyje dhe Peshkim", ruan pothuaj ecurinė e vitit 2001, me 2.1 pėr qind. Degėt e tjera tė ekonomisė shėnojnė ritme tė ndryshme ndaj vitit 2001, ku pėrveē transportit dhe tregtisė qė paraqiten me ritme mė tė larta se 2001, degėt e tjera tė ekonomisė janė nėn vlerat e arritura nė 2001, pėrfshirė kėtu dhe degėn e ndėrtimit me 1 pėr qind, e cila gjatė viteve 1998-2001, paraqitej me ritme tė larta rritjeje ndaj viteve respektive pėrkatėse.
ECIKS / Shekulli
|