|
FMN e pakėnaqur me reformat nė Shqipėri
TIRANĖ - Reforma strukturore nė Shqipėri nuk ka ecur, sipas parashikimeve dhe po kėshtu, mbledhja e tė ardhurave nuk ka qenė nė planin e kėrkuar, ka vlerėsuar Bordi Ekzekutiv i Fondit Monetar Ndėrkombetar (FMN) njė ditė mė parė gjatė rishikimit tė dytė tė ecurisė ekonomike tė Shqipėrisė nė kuadrin e marrėveshjes pėr reduktimin e varfėrisė dhe nxitjen e rritjes ekonomike (PRGF). Sipas njoftimit tė selisė qendore tė FMN nė Uashington vendimi i Bordit te FMN-sė do tė hyjė nė fuqi mbas njė vendimi tė mėtejshėm tė Bordit Ekzekutiv tė Bankės Botėrore pėr rishikimin e Strategjisė sė Uljes sė Varfėrisė sė Shqipėrisė, me 10 korrik 2003. Fondi vlerėson se, Shqipėria ka synuar nė mbajtjen e inflacionit nė nivele tė ulta, stabilitet nė kursin e kėmbimit dhe njė konsolidimin gradual tė situates fiskale. Por, institucioni qė monitoron zhvillimet makroekonomike nė vendin tonė ka vlerėsuar se, reformat strukturore nuk kanė ecur siē duhet. "Sidoqė, reformat srtukturore kanė shkuar dobėt, autoritetet janė duke marrė masa pėr tė shpejtuar procesin", thuhet nė njoftimin e Fondit. Nė rishqyrtimin e dytė qė ju bė marrėveshjes, FMN kėrkon prej qeverisė shqiptare njė progres mė tė madh nė sektorin fiskal dhe forcimin e reformave strukturore. "Politikat fiskale kanė qenė mė tė dobėta se sa priteshin, por kjo nuk ka ndikuar nė tejkalimin e parashikimeve pėr deficitin buxhetor", bėn te ditur njoftimi i Uashingtonit. Por megjithėkėtė autoritetet e financave shqiptare janė kėshilluar nė lidhje me permirėsimin e mbledhjes sė taksave tė zgjerojnė bazėn e tatimpaguesve dhe tė forcojnė procedurat buxhetore. Gjithashtu FMN ka kėshilluar edhe njėherė pėr forcimin e sektorit privat me prioritet uljen e barrierave administrative pėr investitoret e huaj, njė qeverisje mė tė sigurtė dhe luftimin e korrupsionit. Fondi Monetar Ndėrkombėtar nėnshkroi vitin e kaluar marrėveshjen trevjeēare me Shqipėrinė PRGF, e cila parashikon disbursimin e rreth 39 milionė dollarėve nė favor tė ekonomisė shqiptare. Nga kjo shumė janė disbursuar deri tani rreth 11 milionė dollarė.
ECIKS / KORRIERI
|