|
FMN dhe BB: luftė kundėr ekonomisė informale nė Shqipėri
Tiranė, 13 shtator 2004 - Nga rreth 1200 subjekte private tė sektorit tė ndėrtimit nė Shqipėri rezultojnė, se 25% e punėtorėve nuk janė tė siguruar. Pėr pjesėn mė tė madhe tė tyre kontributi pėr sigurimet ėshtė krejt minimal. Rreth 10% e kompanive dhe firmave janė tė palicensuara nė organet e tatim taksave. Sipas FMN dhe BB lufta kundėr kėtij fenomeni ėshtė njė nga kėrkesat kryesore qė duhet tė plotėsojė Shqipėria nė procesin e Asocim-Stabilizimit me BE-nė.
Rezultatet qė kanė dalė nga njė kontroll i Ministrisė sė Punės nė firma dhe kompani private tė ndėrtimit nė tė gjithė territorin e vendit flasin qartė pėr lulėzimin asaj qė quhet "punė nė tė zezė". Janė vėnė re subjekte qė nuk janė fare tė rregjistruara nė organet e tatim taksave, pra qė nuk kanė licensė pėr aktivitet, megjithėse njė gjė tė tillė ato e ushtrojnė prej mė shumė se 2-3 vjetėsh. Ndėrkohė pėr njė numėr tė madh tė punonjėsve nė to nuk derdhen kontributet pėr sigurime, ose qė vlejnė pėr efekt pensioni.
Duke iu referuar tė dhėnave, nė 1233 subjekte ndėrtimi, ku u ushtrua kontroll, rezultoi se pėr rreth 1/4 e punonjėsve nė to nuk bėhej derdhja e kontributeve nė sigurimet shoqėrore, si dhe sigurimi nė punė ēka rrezikon pėr ta sigurimin shėndetėsor si dhe mosmarrje tė pensionit nė tė ardhmen. Edhe nė ato raste kur janė bėrė derdhje tė sigurimeve pėr punonjėsit, ato janė nėn kuotė, krejt minimale, gjė qė sjell fitime tė padrejta pėr drejtuesit e kėtyre bisneseve.
Fenomeni tjetėr shqetėsues ishte aktiviteti pa licensė pėr afro 10% tė firmave dhe kompanive nė sektorin e ndėrtimit. Megjithėse mund tė kenė njė aktivitet prej tė paktėn 2-3 vjetėsh, duke ngritur dhe rikonstruktuar dhjetra godina, ato nuk kanė derdhur asnjė detyrim nė formėn e tatim taksave. Pėr mė shumė se 110 firmat e palicesnuara ėshtė dhėnė njė afat i detyrueshėm rregjistrimi, kundrejt pagesės sė njė gjobe, si hap tjetėr do tė jetė mbyllja e aktivitetit dhe procedimi penal pėr drejtuesit e kėtyre subjekteve fantazėm qė i shkaktojnė buxhetit tė shtetit njė dėm prej dhjetra milion lekėsh nga evazoni fiskal.
Nė Ministrinė e Punės pranojnė, se kompanive qė punojnė nė tė zezė u ėshtė vėnė njė gjobė prej afro 34 mijė euro. Mė i pėrhapur ky fenomen ėshtė nė dy qytetet e mėdha, Tiranė dhe Durrės, ku ėshtė pėrqėndruar dhe volumi mė i madh nė sektorin e ndėrtimtarisė. Ministria e Punės dhe ajo e Ekonomisė janė duke zbatuar njė paketė masash "kundėr punės nė tė zezė", ku pas evidentimit tė shkeljeve ligjore, bėhet gjobitja e subjekteve private, duke detyruar qė brenda njė afati tė pėrcaktuar tė shlyhet ēdo detyrim i prapambetur nga punėdhėnėsit. Nė rast tė kundėrt do tė bėhet mbyllja e aktivitetit, deri dhe nė procedim penal pėr shkatarėt e evazionit fiskal.
Reduktimi i aktivitetit informal nė ekonomi, qė ėshtė nė fakt mė i gjerė se sa fenomenet e mėsipėrme, pėrbėn njė kusht pėr t“u plotėsuar nga autoritetet shqiptare nė kundėr tė nėnshkrimit tė marrvėshjes sė Stabilizim Asocimit me BE-nė. Ekspertė tė FMN-sė dhe Bankės Botėrore kanė nxitur Tiranėn zyrtare qė jo vetėm tė hartojė plane dhe strategji, por dhe tė shėnojė rezultate konkrete nė luftėn ndaj kėtij fenomeni negativ.
ECIKS / DWelle
|