|
Biznesi vendas kėrkon Albtelekomin
Tiranė, 10 shtator 2004 - Kompania shtetėrore e telefonisė fikse Albtelekom duhet tė privatizohet nga kompanitė shqiptare dhe jo nga firmat e huaja. Kompanitė shqiptare kanė kapacitetin e nevojshėm dhe tė mjaftueshėm pėr tė marrė pjesė nė privatizimin e pjesshėm osė tė plotė tė tij. Kryetari i Dhomės sė Tregtisė dhe Industrisė Luan Bregasi, ėshtė shprehur pėr Biznesin se kompanive shqiptare nuk u mungon mundėsia financiare, aftėsia menaxhuese dhe kapaciteti intelektual dhe pėr kėtė arsye duhet qė firmat vendėse tė marrin pjesė nė tender dhe tė privatizojnė shoqėrinė Albtelekom. Bregasi ka shtuar se bashkimi i bizneseve nė njė organizatė tė vetme mund tė sjellė njė mundėsi mė tepėr pėr tu bėrė pronarė legjitimė tė Albtelekomit. Ai ka pohuar faktin se lidhur me kėtė ēėshtje duhet tė marrim shembull nga privatizimi i disa aktivitete tė tjera me rėndėsi tė veēantė ekonomike si Birra Tirana, Hotel Tirana International, etj. Privatizimi i aktiviteteve tė tilla kanė dhėnė njė shembull mjaft tė mirė pėr biznesin vendės. Gjithnjė e mė shumė ėshtė theksuar fakti se pėr zhvillimin e ekonomik tė njė vendi, mė shumė se kushdo tjetėr janė tė interesuar vendėsit. Veē tė tjerave, Bregasi ka theksuar faktin se nuk duhet tė pėrsėriten raste tė tilla, si ai i privatizimit tė kompanisė ish-shtetėrore tė sigurimeve Insig, nė privatizimin e sė cilės nuk u lejuan tė marrin pjesė kompanitė vendėse. Kjo pėr arsye se u vu kusht qė kompanitė vendėse duhet tė kishin mbi 20 vjet eksperiencė nė fushėn e sigurimeve. Ndėrkohė qė kompanitė shqiptare nuk kanė mė shumė se 10 vjet eksperiencė nė kėtė drejtim.
Interesi
Aktualisht, problem mbetet fakti se deri tani pranė Dhomės sė Tregtisė dhe Industrisė nuk ėshtė paraqitur zyrtarisht asnjė kompani shqiptare pėr tė marrė pjesė nė privatizimin e Albtelekomit, i cili do tė zhvillohet brenda kėtij viti. Bregasi ka pohuar faktin se deri tani ka patur vetėm interesime jozyrtare nga biznesmenė tė ndryshėm vendės, duke mos paraqitur ndonjė kėrkesė pėr pjesėmarrje nė kėtė tender.
Nuk ka kaluar shumė kohė qė kur qeveria miratoi paketėn ligjore pėr vazhdimin dhe pėrfundimin e procesit tė privatizimit tė kompanisė shtetėrore Albtelekom. Sipas kėsaj pakete, investitorėve strategjikė do tu jepen 76 pėr qind tė aksioneve tė Albtelekomit. Ndėrkohė qė pjesa e mbetur e paketės sė aksioneve ėshtė e hapur pėr tė gjithė publikun, pėrfshi kėtu edhe investitorin strategjik. Njė element tjetėr kryesor i paketės tė aksioneve tė shoqėrisė Albtelekom ėshtė fakti qė pjesė e saj do tė jetė edhe licensa e shėrbimit tė tretė pėr telefoninė celulare, operatorit mė tė ri nė fushėn e telefonisė celulare " Eagle Mobile ".
ECIKS / Biznesi
|