|
Qeveria shqiptare pro tregtisė sė lirė me Kosovėn
TIRANĖ - Qeveria e Shqipėrisė miratoi nė parim marrėveshjen e tregtisė sė lirė me misionin e Kombeve tė Bashkuara pėr Administratėn e Pėrkohshme tė Kosovės, nė emėr tė institucioneve tė pėrkohshme vetėqeverisėse tė Kosovės. Kjo marrėveshje me Kosovėn, vlerėsohet e njė rėndėsie tė veēantė, sė pari nė planin politik, pasi shėnon njė stad tė ri marrėdhėniesh tė ngushta, dhe sė dyti nė drejtim tė njė bashkėpunimi thellėsisht tė ngushtė ekonomik dhe tregtar, nė mėnyrė tė veēantė, duke fuqizuar marrėdhėniet e ndėrsjellta tė komuniteteve tė bizneseve shqiptare dhe kosovare. Marrėveshja ėshtė arritur pas dy raundeve negociatash, zhvilluar ndėrmjet grupeve negociatore tė tė dy vendeve. Me kėtė marrėveshje, qeveria shqiptare synon pėrmbushjen e angazhimeve tė saj nė kuadėr tė zbatimit tė "Memorandumit Ndėrrajonal tė Mirėkuptimit pėr Liberalizimin dhe Lehtėsimin e Tregtisė" ndėrmjet vendeve pėrfituese tė Paktit tė Stabilitetit dhe vazhdimin e pėrmbushjes sė angazhimeve nė kuadėr tė Marrėveshjes sė Stabilizim Asocimit me BE-nė. Gjithashtu, Tirana synon arritjen e objektivave nė kuadrin e programit tė qeverisė shqiptare pėr lehtėsimin dhe liberalizimin e mėtejshėm tė tregtisė dhe krijimin e njė ambienti politikash pėr zgjerim tė mėtejshėm tė tregjeve nė rajon, pėrtej vendeve nėnshkruese tė Memorandumit tė Mirėkuptimit.
ECIKS / KORRIERI
|