|
Nafta, kėrkime nė Adriatik
Tiranė, 30 gusht 2004 - Qeveria shqiptare ka miratuar, nė mbledhjen fundit tė saj, njė marrėveshje e cila do tė lejojė dy kompani tė huaja qė, tė kėrkojnė naftė, nė detin Adriatik. Nė njoftimin zyrtar tė qeverisė, bėhet e ditur se nga ana e Kėshillit tė Ministrave u miratua vendimi pėr miratimin e marrėveshjes me ndarje prodhimi, ndėrmjet ministrisė sė Industrisė dhe tė Energjetikės tė Republikės sė Shqipėrisė dhe OMV Albanian Adriatic Sea Exploration BMBH e Lundin Netherlands B.V, pėr kėrkimin dhe prodhimin e Hidrokarbureve nė bllokun Durrėsi. Marrėveshja nė fjalė do tė lejojė kompanitė qė kanė disa vite qė operojnė nė Shqipėri, qė tė shpojnė puse kėrkimorė nė bllokun Durrėsi. Kompania OMV, ka bėrė dhe mė parė kėrkime tė ngjashme nė vendin tonė, pasi ajo ėshtė e pranishme nė Shqipėri qė prej vitit 1991. Aktiviteti i saj i parė pėr kėrkimin e naftės dhe tė gazit, ėshtė pėrqėndruar nė bllokun Rodoni-1, qė ndodhet nė detin Adriatik. Mė pas, pasi dėshtoi nė kėrkimet detare, aktiviteti i kėsaj kompanie u zgjerua edhe nė tokė.
Agron Xhavo, i cili mban postin e drejtorit tė Agjensisė Kombėtare tė Hidrokarbureve, bėri tė ditur mbrėmė, pėr Shekulli-n, se kompania OMV ka bėrė shpime kėrkimore nė bllokun Rodoni 1, nė Gjirokastėr, nė pusin Palokastra dhe, sė fundmi nė Vlorė, nė zonėn e Kaninės. Nė dy shpimet e para, kjo kompani nuk ka arritur tė gjejė shtresa naftėmbajtėse, ndėrsa nė zonėn e Kaninės shpimi po vazhon akoma dhe, sė shpejti, do tė bėhen tė ditura edhe rezultatet e kėrkimit.
ECIKS / Shekulli
|