|
Austrian Airlines shton fluturimet drejt Tiranės
Tiranė, 30 gusht 2004 - Kompania austriake e fluturimeve ajrore Austrian Airlines do tė rrisė numrin e fluturimeve nga Viena nė Tiranė dhe anasjelltas. Njė fakt tė tillė e bėri tė ditur gjatė njė konference pėr shtyp, shefi i tregtisė pranė kėsaj kompanie, Josef Burger. Sipas tij duke filluar qė nga fillimi i vitit tė ardhshėm, Austrian Airlines do tė fluturojė plot 21 herė nė jave drejt Aeroportit ndėrkombėtar Nėnė Terezadhe atij tė Vienės. Thėnė ndryshe ajo do tė kryejė tre fluturime nė ditė. Rritjen e numrit tė fluturimeve, Josef Burger, e argumentoi me faktin se operimi nė kėtė linjė ka rezultuar i suksesshėm. Pėrveē kėsaj si nevojė pėr tė rritur numrin e fluturimeve ndėrmjet dy kryeqyteteve ka qenė edhe rritja e numrit tė pasagjerėve dhe tė marrveshjeve kodshering, tė kėsaj kompanie me kompani tė tjera fluturuese. Aktualisht kompania nė fjalė fluturon 17 herė nė javė drejt Tiranės dhe anasjelltas. Ajo fluturon 2 herė ēdo ditė Vienė-Tiranė dhe anasjelltas, si dhe 3 herė nė javė tė hėnėn, mėrkurėn dhe tė premten pasdite. Gjatė vitit qė lamė pas ajo ka transportuar 18 mijė pasagjerė nga, dhe drejt Tiranės, kundrejt 15 mijė tė njė viti mė parė. Ndėrsa pėrfitimi po pėr kėtė vit ka qenė 7 milion dollarė amerikan. Ndėrsa fitimi i arritur nga fluturimet drejt Europės Lindore llogaritet tė jetė 45.5 milion dollarė. Gjithashtu po sipas tij nė bazė tė statistikave rreth 15 pėr qind e shkėmbimeve tė transportit ajror nė Aeroportin ndėrkombėtar Nėnė Tereza vijnė nga transporti i kėsaj kompanie.
Ēmimet e Austrian Airlines nuk janė tė larta
Ndėrsa pėrsa i pėrket pyetjes sė gazetarit se nėse ēmimet me tė cilat operojnė kompanitė ajrore nė vendet e Evropes Lindore dhe atyre tė varfra janė tė larta ai iu pėrgjigj: Ēmimet me tė cilat operon kompania e tij nuk janė tė larta. Madje ato janė nė pėrputhje me kriteret, kėrkesat dhe koston e kėtij lloj transporti. Pra ajo ka njė vlerė tė caktuar e cila ėshtė e reflektuar nė ēmimin e biletės. Megjithatė, u shpreh ai cilėsia ka edhe ēmimin e saj pėrkatės.
Kompania Austrian Airlines ėshtė prezente qė prej vitit 1993 nė vendin tonė. Ajo nė vetvete ėshtė e pėrbėrė nga tre pjesė, nėnkompani, tė cilat janė: Austrian Airlines, Austrian Arrows si dhe Lauda Air. Ajo ka nė pronėsi tė sajė 94 avionė dhe njė numėr punonjėsish prej 7200 vetėsh. Sipas statistikave ēdo 7.5 minuta njė avion i kėsaj kompanie ngrihet nė fluturim drejt njė destinacioni. Aktualisht ajo fluturon nė 130 destinacione tė 66 vendeve tė ndryshme tė tė gjithė kontinenteve. Ēdo vit ajo transporton mesatarisht 8.5 milion pasagjerė drejt vendeve tė ndryshme tė botės.
ECIKS / Biznesi
|