|
Tirana bėhet me bursė tregtare
TIRANĖ, 04 KORRIK 2003 - Duke filluar nga dje, ambienti ekonomik nė Shqipėri bėhet me treg kapitalesh. Bursa e Tiranės linja mė e re e tregut financiar, dje ka marrė lejen pėrfundimtare, duke i dhėnė asaj statusin ligjor pėr blerjen dhe shitjen e aksioneve te sipėrmarrjeve. Komisioni i Letrave me vlerė, autoriteti licensues i tregjeve tė kapitalit dhe fondeve tė investimeve vendosi gjatė njė mbledhje tė posaēme dje nė orėt e drekės pėr ligjėrimin e Bursės sė Tiranės, si treg i letrave me vlere. Me kėtė akt formal Shqipėria deri tani i vetmi vend pa burse nė Europe hyn nė rradhen e vendeve, ku tregjet e kapitaleve janė promotore tė zhvillimeve ekonomike. Kėshtu qysh nesėr bizneset shqiptare dhe tė gjithė pėrdoruesit e letrave tė tjera me vlerė do tė kenė njė treg tė ligjėruar pėr t'i shitur dhe blere ato. Ndonėse, kushtet reale pėr tė krijuar mundėsitė e tregtimit normal tė aksioneve janė thuajse tė pamjaftueshme. Drejtuesit kryesor tė institucioneve financiare nė vend tashmė e kanė deklaruar se, sipėrmarrjet shqiptare tė tė gjitha niveleve operojnė me dy bilance, duke i'u fshehur fitimit real tė tyre prej organeve tatimore. Nė kėtė situatė kuotimi i tyre nė bursė bėhet disi i pamundur, kur nė tė gjithė botėn dihet se, transparenca nė tregjet e kapitaleve ėshtė maksimale, ndėrkohe qė ambienti ekonomik vendas, duket se, ėshtė i papėrgatitur nė kėtė drejtim.
Gjithsesi, krijimi i bursės si treg legal ėshtė pritur me dashamirėsi nga disa shoqata biznesi e sidomos bankierėt, tė cilėt shpresojnė se nė njė kohė jo shumė tė largėt bursa do tė ketė vendin qė i takon nė ekonominė shqiptare. Deri tani funksionet e saj janė kryer nė tregun e zi. Kompanitė shqiptare kanė realizuar blerjen dhe shitjen e aksioneve nė zyra noterie. Nė njė botim periodik tė Qendrės Shqiptare pėr Kėrkime Ekonomike, bėhet e ditur se janė shitur nė tregun e zi mė shumė se 4 milionė aksione ndėrmjet kompanive. Tė cilat janė zhvendosur ndėrmjet tyre pa patur parasysh ēmimet reale dhe vlerėsimet e specializuara. Krijimi i njė tregu aktiv kapitalesh nė kėtė situatė do tė sillte njė kanalizim tė tregut tė zi nė rrugė ligjore, mirėpo kjo nuk do tė ndodhė edhe pėr do kohė, pasi biznesi shqiptar i interesuar pėr kėtė treg ende nuk ėshtė i informuar pėr rregullat dhe pėr tė mirat qė sjell bursa nė aktivitetin e tyre. Shumė prej kompanive mėsohet se nuk plotėsojnė kushtet pėr listim, pėrsa i pėrket mėnyrės sė administrimit. Pasi ende nė pjesėn dėrrmuese tė tyre dominon njė pronar, ndėrkohė qė listimi nė bursė kėrkon shoqėri aksionere.
Megjithėkėtė situate disi tė pafavorshme pėr funksionimin real tė tij, tregu i kapitaleve nė tė ardhmen do tė jetė njė hallkė e fuqishme e tregut financiar qė do tė realizojė nė mėnyrėn mė tė shpejtė kreditimin e ekonomisė, duke realizuar nė kohė rekord kalimin e suficiteve tek deficitet.
ECIKS/KORRIERI
|