|
Durrės: 50 milionė dollarė investime nė port
Durrės, 16 korrik 2004 - Investimet qė po realizohen janė bėrė nga Banka Botėrore dhe nga investitorė tė tjerė. Realizimi i tyre synon rritjen e pėrballimit tė fluksit tė pasagjerėve dhe ngarkesave.
Deri tani nė portin e Durrėsit po realizohen projekte qė kapin shifrėn e 50 milionė dollarėve. Kėto investime janė bėrė kryesisht nga Banka Botėrore, Banka Europiane e Investimeve dhe investitorė tė tjerė. Sipas drejtorit tė portit tė Durrėsit ,Sokol Limani, me investimet qė po realizohen dhe qė do tė realizohen ėshtė parashikuar qė porti i Durrėsit tė pėrballojė flukse ngarkesash dhe nga 67 vende tė botės. Tė gjitha investimet pėr portin kanė si objektiv themelor modernizimin e tij. Njė gjė e tillė do tė shoqėrohet me rritjen e volumit tė pėrpunimit, pėrmirėsimin e shėrbimeve, etj. Rezultatet e kėtyre investimeve kanė filluar qė tė jenė tė ndjeshme nė rritjen e volumit tė pėrpunimit tė mallrave si dhe nė rritjen e numrit tė pasagjerėve nga viti nė vit.
Korridori i 8-tė
Investimet nė kuadėr tė Korridorit tė 8-tė, sipas Limanit, kanė rėndėsi tė veēantė pėr faktin se porti i Durrėsit ndodhet nė mesin e qendrės industriale tė Shqipėrisė dhe lidhet mirė me hekurudhat mė tė rėndėsishme qė shkojnė nė brendėsi tė territorit tė vendit. Po sipas tij, nga studimet e bėra nga kompani amerikane, Korridori i 8-tė konsiderohet si njė urė tokėsore qė lidh Adriatikun me Detin e Zi. Sipas kėtyre studimeve, ėshtė arritur nė konkluzionin se kalimi nga porti i Durrėsit kursen rreth 3 ditė kohė transport, ose rreth 700 dollarė pėr ēdo njėsi kontienerike, referuar kėtu ēdo porti tjetėr tė rajonit pėrfshi dhe Selanikun. Po sipas Limanit, njė faktor tjetėr shumė i rėndėsishėm pėr biznesin vendės dhe tė huaj ėshtė dhe fakti se po punohet qė brenda 6-mujorit tė dytė 2004 tė pėrfundojė organizimi i forcės sė sigurisė portuale, si kusht i kėrkesave tė vėna nga Organizata Ndėrkombėtare Detare (IMO) dhe kodit ISPS pėr sigurinė nė porte.
Statistika
Duke iu referuar zyrės sė statistikave nė portin detar tė Durrėsit, rezulton se nė 6-mujorin e parė tė vitit janė importuar rreth 1.2 milionė tonė mallra, nga rreth 1 milion tonė tė importuara nė vitin 2003. Janė eksportuar 15 527 tonė mallra, nga 82 880 tonė tė eksportuara nė vitin 2003. Ndėr mallrat kryesore tė pėrpunuara nga importi, evidentohen produkte ushqimore, ēimento rifuxho SEAM, etj.
ECIKS / Biznesi
|