|
Turqit kėrkojnė tė blejnė Albtelekomin
Global Communication Network shpreh interes pėr telefoninė fikse shqiptare. Qeveria turke e mbėshtet.
Turqit kėrkojnė qė tė marrin Albtelekomin. Kompania shtetėrore e telefonisė fikse lakmohet pėr tu blerė nga kompania turke Global Communication Network. Kėshtu ka deklaruar ministri i Transporteve dhe Telekomunikacioneve nė njė takim tė ngushtė qė ka zhvilluar me homologun e tij turk. Kompania turke qė prej disa kohėsh ka shprehur interes pėr tė blerė aksionet e Albtelekomit, duke plotėsuar edhe dosjen me dokumentacionet e privatizimit. Sipas ministri Poēi, dosja e plotėsuar nga Global Communication Network ėshtė dėrguar nė Ministrinė e Ekonomisė, e cila ėshtė edhe pronarja ligjore e kėsaj kompanie. Turqia ka njė pozicion tepėr tė fuqishėm nė fushėn e telefonisė dhe prezenca e njė kompanie turke nė tregun shqiptar mund tė sjellė zhvillimin e kėtij tregu,-shprehet ministri turk i Transportit dhe Telekomunikacionit, Binali Jėlldėvėm. Ministri turk gjatė takimit tė djeshėm ka shprehur interes pėr ecurinė e Albtelekomit, me qėllim qė kjo kompani tė privatizohet nga kompani turke. Ne jemi tė hapur pėr tė privatizuar Albtelekomin nga njė kompani turke, sepse niveli i tyre ėshtė i njohur nė tė gjithė Evropėn, -ėshtė shprehur ministri Poēi. Ndėrkohė qė ministri ka deklaruar se gjatė gjysmės sė kėtij viti do tė fillojnė hapat konkrete pėr privatizimin e kompanisė shtetėrore tė telefonisė fikse. Kėshilli i Ministrave sė shpejti do tė pėrcaktojė hapat konkrete, tė cilat priten tė ndiqen gjatė muajve nė vazhdim.
Shprehja e interesit
Global Communication Network interesohet pėr tė blerė aksionet e kompanisė shtetėrore tė telefonisė fikse nė vendin tonė. Sipas ligjit pėr privatizimin e Albtelekomit, investitori strategjik mund tė blejė 51 deri nė 76 pėr qind tė aksioneve. Kompania turke ka shprehur seriozisht interesin e saj pėr tė blerė aksionet e Albtelekomit, duke plotėsuar dhe dorėzuar tė gjithė dokumentacionet e nevojshme. Ndėrkohė qė edhe ministri turk ka premtuar seriozitet nė tė interesim, duke premtuar se do tė bisedojė personalisht me shoqėrinė pėrkatėse.
Shėrbimi celular
Kompania qė do tė privatizojė Albtelekomin do tė fitojė edhe licensėn e tretė tė telefonisė celulare nė vendin tonė. Vodafone Albania dhe Albania Mobil Communication do tė kenė sė shpejti njė konkurrent tė tė ri. Ministri Poēi gjatė takimit qė zhvilloi me homologun turk e ka njohur edhe me avantazhin qė do tė ketė ajo kompani qė do tė blejė aksionet maxhoritare tė Albtelekomit, duke fituar licensėn e tretė tė telefonisė celulare.
Problemet ligjore
Albtelekom nuk ka mė probleme ligjore. Kompania e telefonisė fikse i ka zjgidhur tė githa problemet e pronėsisė dhe ėshtė gati pėr tu pėrballur me sfidėn e privatizimit, sqarojnė specialitė pranė Ministrisė sė Transporteve dhe Telekomunikacione. Ndėrkohė qė tė njėjtėn gjė ka pohuar edhe ministri i Ekonomisė, Arben Malaj, gjatė njė konference pėr shtyp dhėnė gjatė ditėve tė fundit.
Albtelekom plotėson kushtet
Albetelekomi gati pėr tė sfiduar tregun e privatizimeve. Gjiganti i telefonisė fikse plotėson tė gjitha kushtet pėr tė rifilluar procesin e privatizimit dhe realizimin e investimeve tė rėndėsishme. Kėtė e ka pohuar vetė ministri i Transporteve dhe Telekomunikacionit, Spartak Poēi. Sė bashku me kunsulentin ndėrkombėtar tė privatizimit, IMI-i, gjatė kėtyre muajve ėshtė punuar pėr shqyrtimin dhe gjetjen e skenarėve dhe formave tė tjera tė privatizimit.
Ristrukturimi i Albtelekomit
Do tė reduktohen punonjėsit e Albtelekomit. Ėshtė pėrfunduar struktura e re e shoqėrisė sė telefonisė fikse, e cila do tė bėjė tė mundur pėrmirėsimin e treguesve tė saj. Sepse sipas parashikimeve, ky hap do tė ndihmojė ndjeshėm nė thithjen e investitorėve tė huaj gjatė procesit tė privatizimit.
ECIKS/SHEKULLI
|