Fillimi
Rreth ECIKS
Projekte
Lajme
Analiza
Publikime
Shërbime
Forumi
Arkivi
Stafi
Contact
Lidhje

Përdorimi

Shqip
English


Fletët janë të
optimuara për
rezolucionin
1024 x 768

Programuar nga:


 
 
 
   

| Te gjitha| Kosove | Rajon | Bote |

 

Italianėt tė gatshėm pėr ndėrtimin e rrugės Durrės-Kukės


Tiranė, 16 qershor 2004 - Njė konsorcium italian me emrin “De Eccher”, ia ka prezentuar Qeverisė shqiptare ofertėn e saj pėr ndėrtimin e rrugės sė re Durrės - Kukės pėr njė periudhe tre vjet e gjysmė me njė kredi tė siguruar tashmė, rreth 300 milionė euro. Ata kanė prezentuar projektin e tyre nė hotel “Rogner” nė prani tė grupeve te ekspertėve, lobit tė deputetėve pėr rrugėn Durrės- Kukės dhe Shoqatės sė Ndėrtuesve Shqiptarė. Drejtori i pėrgjithshėm i kėsaj kompanie, Gianfranco Sparvieri, pohoi qė kompania e tij ia ka dorėzuar Qeverisė shqiptare njė projekt qė nė muajin dhjetor tė vitit tė kaluar. Oferta e kėtij projekti bazohet nė ndėrtimin e krejt rrugės brenda tre vjet e gjysmė, ndėrkohė qė shlyerja e kredisė do tė fillonte 6 muaj pasi rruga tė ketė pėrfunduar krejtėsisht. Sipas kompanisė italiane, nėse punimet fillojne brenda kėtij viti ato parashikohet tė pėrfundojnė nė mesin e 2008-s dhe kėsti i parė i shlyerjes sė kredisė do tė fillonte nga fundi i kėtij viti. Kredia ėshtė siguruar nga banka gjermane “EEST LB”. Ndėrkohė qė oferta e “De Eccher” garantohet nga SACE. Sparvieri ka sqaruar mė tej se autoritetet shqiptare ende nuk ia kanė kthyer njė pėrgjigje kompanisė, qoftė pozitive apo negative.

Projekti konsiderohet joatraktiv nga Qeveria shqiptare
Mirėpo, duket se projekti i kompanisė italiane nuk ėshtė shumė atraktiv pėr palėn shqiptare pasi ai parashikon ndėrtimin e linjės sė re rrugore nėpėrmjet kredive tregtare, ndėrkaq qeveria mendon ta ndėrtojė pėrmes formės koncensionare pėr tė cilėn ėshtė rėnė dakord qeveria dhe Ministria e Transportit. Fondi Monetar Ndėrkombėtar dhe institucionet e tjera financiare ndėrkombėtare e kanė kėshilluar Qeverinė shqiptare qė tė limitizojė marrjen e kredive me kushtet e tregut pėr shkak tė frenimit tė rritjes sė borxhit tė jashtėm. Pikėrisht pėr kėtė qėllim ende nuk ėshtė miratuar njė projekt i “General Electric” pėr rikonstruksionin e linjės hekurudhore, Tiranė - Durrės. Mirėpo, kompania italiane ka paraqitur argumentat e saj, duke u shprehur se kredia do tė shlyhet nga shteti shqiptar me taksėn e posaēme qė shqiptarėt paguajnė pėr ndėrtimin e kėsaj rruge pa qenė nevoja pėr borxh tė ri. Ndėrkohė deri tani vetėm oferta e kompanisė italine duket se ėshtė serioze dhe kėmbėngulėse pėr ndėrtimin e rrugės nė njė afat rekord. Pėr kėtė qėllim ata kanė bėrė edhe njė studim fisibiliteti tė tyrin pėr rrugėn ku shpjetėsia e pėrshkrimit tė saj nga Durrėsi nė Morinė nuk ėshtė mė shumė se 3 orė. Projekti i kompanisė italiane pothuajse ėshtė i njėjtė me atė qė ka miratuar Kėshilli Kombėtar i Rrugėve, i cili parashikon kalimin e trasese sipas variantit mė tė shkurtėr, Durrės - Milot-Thirrė- Kolsh-Kukės-Morinė. Nga ana tjetėr fondet e grumbulluara nga taksa e rrugės Durrės- Kukės mėsohet tė jenė rreth 70 milionė dollarė, ndėrkohė qė ka filluar ndėrtimi i segmentit tė parė Milot-Rrėshen me njė gjatėsi rreth 28 kilometra dhe njė gjerėsi tė rrugės rreth 20 metra. Deri tani nė kėtė segment ėshtė ndėrtuar vetėm 1 kilometėr me forcat vendase tė xhenios.

Pse Durrės - Kukės nuk mund tė ndėrtohet me koncesion?
Grupi italian “DE ECCHER” ėshtė shprehur se rruga e re Durrės-Kukės nuk mund tė ndėrtohet nėpėrmjet koncensionit pėr faktin se edhe pėr shumė vjet trafiku i levizjeve nė kėtė aks nuk paraqitet me leverditshmėri.

“Ne kemi objekte qė po ndėrtohen me koncension nė Itali dhe nė shumė vende tė tjera, por trafiku i lėvizjeve nė kėto zona e justifikon kėtė formė investimi”, -tha drejtori i pergjithshem i DE ECCHER, Sparvieri.

Po kėshtu ndėrtimi i objektit me koncension zgjat shumė pėr shkak tė plotėsimit tė procedurave qė kėrkon kjo formė. Ndėrkohė qė ndėrtimi nėpėrmjet kredisė nuk e sforcon buxhetin e shtetit shqiptar dhe nuk rrit borxhin e jashtėm tė saj, ėshtė shprehur ai, duke pasur parasysh se pėr rrugėn Durrės- Kukės po paguhet njė taksė e posaēme nga shtetasit shqiptarė. Me kėtė fond do tė shlyhet nė vitet nė vazhdim edhe kredia, ka sqaruar pėrfaqėsuesi i DE ECCHER.

ECIKS / Koha Ditore
 
 
| Site Map | Rreth ECIKS | Fillimi | Projekte | Lajme | Analiza | Publikime | Shërbime | Kontakt |
| Stafi | Rregullat e përdorimit | Lidhje / Nyje |

| Arkivi | Shqip | English |


Copyright 2003 - 2005 @ Eciks.org
Ēfarėdo forme e riprodhimit tė pjesėshėm apo tė terėsishėm pa leje me shkrim, ėshtė rreptėsisht e ndaluar.


 

 

Titujt e lajmeve të fundit

ECIKS sjellė investimet e para nė IT
Shtrenjtimi i karburanteve ndikon edhe nė ēmime tjera
PTK kėrkon drejtor tė ri kosovar
KEK tremb hajnat
ECIKS, AKM promovojnė Brezovicėn nė Vjenė



Analizat e Fundit

Kosovės nuk i duhet Gazpromi
Qeverisė i kėrcėnohet falimentimi
Kosovės i duhet perspektiva evropiane
Ekonomia nė kolaps – punė e madhe!
Ekonomia - motori i shuar i Kosovės!?



Publikimet e deritashme

Themelimi i kompanive the sistemi i tatimit ne Kosove
Themelimi i kompanive dhe tatimet nė Kosovė
Potencialet e sektorėve ekonomik dhe tė ndėrmarrjeve nė Kosovė
Udhėzues pėr hartimin e projekteve tė vogla financiare
Udhėzues pėr hartimin e studimit tė fizibilitetit

 


Eciks E-mail